40 familje janë ankuar në bashki për dëmet në shtëpitë e tyre dhe më datë 21 Maj të këtij viti, përmes një shkrese janë njoftuar nga zyra e emergjencave se duhet të lirojnë shtëpitë dhe të dalin me qira.
Këshilli Bashkiak ka marrë vendim të paguajë bonusin e qirasë për një vit, por banorët janë kundër! Ata kërkojnë të shprehet Instituti i Ndërtimit dhe nëse pallati shpallet i pabanueshëm kërkojnë kompensim për banesat e tyre.
"Ne nuk ikim nga pallati vetëm atëherë kur të vijnë inxhinierët të bëjnë matjet, duhet të hiqet suvaja të shihen çarjet dhe të na japin një dokument që të ikim se ndryshe nuk ikim! Të merret vendimi për të na vlerësuar shtëpinë, dëmet", tha një banor.
"Është bërë një ndërhyrje në panelet e pallatit se është parafabrikat aty është ndërhyrë për nevojat e një personi edhe është prishur struktura. Kanë ardhur me një letër pa numër protokolli dhe na kanë dhënë të ikim nga pallati. Kemi dëgjuar dje që në këshill bashkiak është marrë vendim për bonus qiraje, pa e ditur se çfarë do bëhet me pallatin. Ai nuk ë htë dokument është letër bakalli", tha një tjetër banor".
Duket se Bashkia e Vlorës është konfuze në lidhje me dëmet këtë objekt. Ndryshe nga shkresa që mbajnë në duar banorët, drejtori i Urbanistikës thotë se pallati nuk ka rrezik shembje.
"Mund të themi se Instituti i Ndërtimit ka ardhur sot për herë të dytë për rivlerësimin e objektit paraprakisht thuhet se s'ka problem në strukturë që pallati të rrëzohet. Ata po marrin të gjitha materialet, lejen e vjetër lejen e ristrukturimit të objektit të katit 1 do të dalin me një rivlerësim përfundimtar, por nga një diskutim i pare ata thanë se banorët rrinë të qetë se nuk ka rrezikshmëri".
Deri në mbërritjen e kësaj përgjigje 40 familje do jetojnë me ankthin e mureve që mund të shemben!
Po ku e kanë idenë antarët e këshillit bashkiak se për çfarë e ngrenë kartonin...Janë të papërgjegjshëm,fatkeqësi e madhe...
PërgjigjuPer te gjithe ata injorante qe kane dhene ose mund te japin leje te ngjashme per parafabrikatet:Prandaj quhet parafabrikat.Tek parafabrikatet nuk mund te nderhysh si tek ato me tulla.Nuk do te ishte keq qe prane zyrave te lejeve te jene dhe zyrat e inxhinjereve te ndertimit dhe arkitekteve qe te merret aprovimi i tyre perpara dhenies se lejes se keta qe firmosin lejet,dine vetem te vene firmat,as e kane idene nga ing.e ndertimit.Dhe nuk ka pse t'a paguaj bashkia qerane,t'ua paguaj i zoti i lokalit qe shkaktoi demin,bile dhe me teper se qerane,se tani do t'ju duhet te blene shtepi te re.
Përgjigju