Politikë

‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)

19 Janar, 16:28| Përditesimi: 19 Janar, 16:36

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka trajtuar sot në rubrikën e tij të re “Sy m’Sy” komentin e një qytetareje në rrjetin social të profilit të tij, e cila ankohej për shërbimin e e-Albania-s për aplikimin e një certifikate elektronike në sistem, ku i duhej deri një muaj e gjysmë për ta marrë.

Agime Metani shkruante se:

“Me u dasht me marrë një certifikatë te e-Albania vononi një muaj e gjysmë me nxjerr kodin. E kam provuar vetë!”.

Por kreu i qeverisë e ka kundërshtuar nëpërmjet një hetimi dhe verifikimi të kryer më herët për këtë denoncim të qytetares. Teksa i drejtohet qytetares së i bëri përshtypje komenti i saj dhe u interesua te e-Albania direkt, ka rezultuar se Metani e ka marrë certifikatën në kohë.

“Ju Agime Metani më rezulton se keni aplikuar 4 herë për certifikatë familjare te e-Albania dhe në të katërta rastet e keni marrë automatikisht certifikatën. Dhe nuk rezulton asnjë Agime Metani tjetër që të ketë aplikuar ndonjëherë për shërbime në e-Albania”, përgjigjet kryeministri nëpërmjet rubrikës së tij të re.

Madje ai hedh edhe dyshime se zonja në fjalë mund të ishte me profil fals për të sharë qeverinë. 

“Pra ju zonja Agime, që në fakt mund të mos jeni zonja në fjalë, por që i keni marrë emrin për të sharë qeverinë me profil falso, që ankohesh për certifikatën, ju kujtoj se e-Albania ka lëshuar 23 mln certifikata në kohë reale, nga të cilat 7,2 mln certifikata vetëm më 2024”, thotë kryeministri.

Më tej kryeministri nënvizon se “nuk e di arsyen përse qytetarja e bënte këtë koment”, por ai shtoi se merr shkas që të komunikojë me qytetarët për të gjitha rastet e ngjashme të verifikuara edhe me ndihmën e asistentit virtual, inteligjencës artificiale, përfshi edhe te e-Albania.

“Sot ofrohen 1247 shërbime publike përmes e-Albania-s, ose 95% e të gjitha shërbimeve publike, që deri dje merreshin në radhë. Nuk bëhej fjalë që dikush që vinte nga jashtë vendit të merrte shërbim pa mbajtur radhë në Shqipëri. Sot kemi 3,2 milionë qytetarë dhe biznese, pra subjekte të regjistruara, që kanë marrë qoftë edhe një herë të vetme shërbim. E-Albania, ka dhënë 45 milionë shërbime, pra 45 mln qëndrime në radhë me ecejake dhe bakshishe përkatëse, të asaj epokës para e-Albania, janë eliminuar. 15,2 mln shërbime janë marrë nga e-Albania vetëm më 2024, ose 15% më shumë se një vit më parë (2023)", thekson ai.

Në fund Rama e cilëson e-Albanian një revolucion dhe ‘fruti më kuptimplotë antikorrupsion”, pasi ka eliminuar jo vetëm radhët, por edhe bakshishet që jepeshin nga qytetarët për të marrë një dokument, ka shmangur kontaktet fizike dhe ‘u ka kursyer qytetarëve orë të pafundme pritjeje, stresi, pasojash dhe parash’.

“Jo më kot e-Albania vlerësohet, jo nga ne, por nga organizmat ndërkombëtarë, si një nga vendet e përparuara europiane, në qeverisjen elektronike. E mira nuk ka fund, e keqja harrohet shpejt. Tani edhe me asistentin virtual 'Diella'. E pra, mesa shof, shumëkujt i duhet kujtuar se deri dje, kur nuk ekzistonte kjo platformë, shërbimet ishin një tmerr! Ishin hap e xhep. Sot, gjithçka ka ndryshuar!”, përfundon kryeministri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Baki: 20/01/2025 17:34

    Po me legalizimet çfarë po bëhet? Me shpronësimet e ish pronareve? I kam paguar lekët e tokës që në mars të 2019, dhe çertifikatën e pronësisë nuk e kam marrë akoma, thuhet se nuk janë shpronësuar ish pronaret, Çfarë bëhet për mua që I kam paguar lekët këtu e 6 vjet më parë dhe çertifikatën e pronësisë nuk e kam marrë akoma. Respekte

    Përgjigju
  • Beluli që Rilindjes do ja nguli: 20/01/2025 16:24

    Mirë e ke o Sulltan ,,Ka gënjyer ajo Zonja,,duhen 2 dhe 3 muaj për një Çertifikatë,,Po si gjithmonë ka sekserë që ta japin ditën tjetër ( me 10 mijë lekë) Provo tek Ashk çfarë bëhet me ata patronashistët gjoja juristët që ke mbledhur, Nuk mer dot një vërtetim se Çertifikatë harroje,,Ti o zotëri e ke degjeneruar çdo qelizë të shtetit dhe pushtetit, Je futur nëpër zyra ,,hajdut, kurva ,kriminelë,të paaftë,E ke degjeneruar njeriun e ndershëm ,ke bllokuar çdo veprmë ekementar të jetës ,Ti e di shumë mirë që nuk ke mbështetjene popullit,,Mos klrcëno dhe detyro administratënqë të votoj ,TURPPP TURPPP ,,ZHDUKUNI JU DHE Ai grupi KRIMINAL PD ,,vajtët 35 vjet si Enver Hoxha

    Përgjigju
    • Edi rama: 20/01/2025 18:19

      Nese dikush nuk di dicka ka mundesine edhe te pyes se si behet. Nese dikush genjen kjo do te thote qe ai theshte ka qejf te flase keq per dicka. Certifikata del per 4 kinita ne E-albania

  • Kostandinmica: 19/01/2025 20:55

    Po kjo nuk duhet mohuar ealbania na ka sherbyer nè kohe record per marrjen e certificates,por kjo sdo tè thotè qè qeveria i ka plotèsuar kushtetet e popullit shqipetar qè jeton nè varfèri tè tejskajsheme,fshatrat e shqiperis janè shperngulur teresisht dhe ata pak qè jetojnè neper fshatra janè katandisur si nè kohen e pas luftès,,kafshat qè skaperdihet asht or vella mjerimi,,,pa rrugè, pa shkolle, pa ujè, pa drita e shumè pa tè tjera,pa bujqèsi pa blektori e si munde tè ecet perpara ?Detin ja dhame Greqis gjasme me gjyqin e Hages,aviacioni nè Kuçov ja dhatè amerikaneve,naftèn ja dhatè Soros me koncension,vilat resoti ne gjirin e lalzit dhe vilat nè palas jane tè tuat z kryeminister dhe tè qeveritareve dhe sè fundi zverneci dhe sazani ne duart e dhènderit tè Donald Tramit,mundè tè shkruhen romane tè tera per krimet qe kini bere ju dhe qeveria juaj,,tè vrisni naten e tè qani diten,,ishalla ju zente mallkimi i popullit shqipetar qe ekini bèrè tè flas me vhten,,,

    Përgjigju
  • Tini: 19/01/2025 19:36

    Zoti Rama, a keni frikë se mos ju zënë mallkimet e të sëmurëve të Onkologjikut? Pyes për një mik

    Përgjigju
  • Miku: 19/01/2025 19:35

    Une vete nuk votoj per socialistet se shume PPP, spitalet problem, trafiku tmerr, uji me orar, por me e-albania s,ke cfare ankohesh se ka zgjidh shume pune

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/01/2025 18:19

    Bojaxhiu nuk ia fut si kau pelès,,jo mo jo, ai èshtè si ata pensionistèt me gazetè me vrimè, lart tek liqeni nè kryeqytet. Rrèmo nè rrjet bojaxhi, mos u ndal. Patjetèr qè HAP E XHEP ishte dje,,,sot èshtè XHEP E HAP. Kryeministèr i krimit dhe ministrave qè popullojnè birucat pèr KORRUPSION,,thotè se Shqipèria nuk ka korrupsion. E kuptoni?

    Përgjigju
  • Po mër po: 19/01/2025 18:19

    E merrte sekseri i saj dhe i thoshte paguj se të vonojnë një muaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?