Drejt Punës

'Një nga ne'/ Mes akullit dhe jogës, Dorian Zazo zbulon rutinën e pazakontë: Shëron trupin dhe mendjen!

5 Shkurt, 20:36| Përditesimi: 5 Shkurt, 20:42

  • Share

Që prej vitit 2005 kur njohu jogën e deri më sot, rutina e Dorian Zazos është transformuar totalisht. Sa më shumë lexon për këtë praktikë të lashtë indiane, aq më shumë ndjen kuriozitetin që rregullat t'i përfshijë në rutinën e tij. 

Dikush mund ta quajë të pazakontë dhe të vështirë për ta ndjekur çdo ditë, por për mësuesin e jogës qetësia mendore dhe një trup i shëndetshëm është prioriteti në jetë.

"Arsyeja pse zgjohem herët është sepse energjia prezente në mëngjes, bën të mundur që praktikat që unë kryej, të jenë akoma më të fuqishme. Pas dushit me ujë të ftohtë është momenti i pirjes së ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë që ndihmon për pastrimin e organeve të trupit. Rutina e mëngjesit që kam zgjedhur të bëj zgjat 1 orë deri në 1 orë e gjysmë. Varet sa do zgjasë meditimi. Të jetosh me rregulla nuk është e lehtë, por ka një efekt shumë pozitiv sidomos në mendje dhe në trup. Vullneti fuqizohet dhe energji shtohet.", tregon Doriani për emisionin "Një nga ne".

I rritur në Milano, pas pandemisë Doriani vendosi të rikthehet në Shqipëri. Fillimisht zgjodhi kryeqytetin ndërsa prej 1 muaji jeton në Vlorë. Klasat e jogës i zhvillon në palestër ose online. 

"Në Shqipëri më është dukur jetesa pak e vështirë fillimisht.Kam zgjedhur Vlorën sepse ajri është më i pastër, është qytet i qetë dhe të qenit afër detit më pëlqen shumë", shprehet ndër të tjera.

Sfidon temperaturat e ulëta në dimër, futet në det dhe në vaskë akulli çdo ditë. Ekspozimi ndaj të ftohtit po cilësohet si zakon që jep përfitime në shëndet, redukton dhimbjen, inflamacionin dhe ka efekt në qartësinë mendore.

Për më shumë ndiqni këshillat dhe rutinën e detajuar të Dorian Zazos në videon e mësipërme. Emisionin "Një nga ne" mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?