Sociale

Një prej fshtatrave më të goditur nga sistemi, Mursi në Sarandë përkujton të persekutuarit nga komunizmi! Rrëfime vuajtjesh

21 Shtator, 14:54| Përditesimi: 21 Shtator, 15:23

  • Share

Përmes një ceremonie përkujtimore, fshati Mursi  i Sarandës, i njohur për persekutimin nga regjimi komunist, kujtoi dhimbjet e shkaktuara nga sistemi komunist gjate viteve 46-90.

Banore te zonës, deputet dhe përfaqësues të shoqatave të persekutuarve në Shqipëri u ndalen tek qëndresa e banorëve te kësaj zone te cilët kaluan neper kalvarin e vuajtjeve te regjimit.

Banorët e zonës teksa kujtojnë persekutimin dhe vuajtje sjellin dëshmi te vuajtjeve që  nuk harrohen.

"Nëna ime u arrestua më 20 shtator 1959 së bashku me 4 burra me akuzën si ndërlidhëse e grupit. Për të ngjallur terror në fshat, i nxorrën përpara fshatit. Nënës i kërkohej vazhdimisht të bëhej bashkëpunëtore e Sigurimit, por ajo rezistoi dhe nuk pranoi.

"Babain tim e dënuar me 101 vjet burg sepse nuk pranoi të bëhej bashkëpunëtor dhe të dërgohej si agjent në Greqi" thotë një e moshuar tjetër.

"U rritëm zbathur, zhveshur dhe të pangrënë. Fustani im kishte 12 balloma. Nuk kishim të drejt të shkonim në mbrëmje, të ishim anëtar të Rinisë apo Frontit. Nuk kishim të drejtë të martoheshim në fshat dhe as të punonim në fshat, por dërgoheshim disa orë larg. Pas daljes nga burgu babai u mbyt në liqenin e Mursisë nga frika dhe presioni që ushtrohej nga operativët e sigurimit për të dëshmuar gjëra të pavërteta" - Thotë një grua.

Mursia në Sarandë konsiderohet nder fshatrat më të goditur të sistemit në Shqipëri nga krimet e regjimit komunist. Fshati Mursi numëron 1 të pushkatuar, dhjetëra të burgosur, 9 prej tyre të vdekur në burgjet komuniste.

K.T./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 21/09/2025 18:03

    Arsye është sepse ka pasur agjentë grek...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?