Report Tv ka mësuar detaje të reja nga grupi i trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga Amerika Latine duke u fshehur në lëkurën e gjedhit dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.
Një prej anëtarëve të grupit ishte edhe 37-vjeçari Aldi Zonja. Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari kishte shkuar me vizë turistike në Amerikanë Latine, por gjatë pandemisë mbeti atje i izoluar.
Gajtë kësaj periudhe, dyshohet se Zonja krijoi lidhjet dhe kontaktet me trafikantë e drogës dhe më pas me bashkëpunëtorë të tjerë ngritën edhe skemën e trafikut të kokainës.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
SI.E./ReportTv.al