Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan. Aty duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur.
Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje.
Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin, rreth 5 mijë euro.
Lajmi kryesor:
Masakra në Moskë, 133 të vdekur! Putin: Ukraina një ‘dritare’ për autorët! ISIS: Sulmi, pjesë e luftës kundër atyre që luftojnë Islamin
G.K//ReportTv.al