Masakra në Moskë, 133 të vdekur! Putin: Ukraina një ‘dritare’ për autorët! ISIS: Sulmi, pjesë e luftës kundër atyre që luftojnë Islamin

23 Mars, 07:09| Përditesimi: 23 Mars, 22:51

  • Share

Mbi 130 persona u vranë, mes tyre 3 fëmijë, dhe mbi 140 të tjerë plagosur, 60 prej tyre në gjendje të rëndë, në sulmin terrorist të mbrëmshëm (22 mars) në një koncert afër Moskës.

Kremlini bëri të ditur se 11 vetë janë vënë në pranga, përfshirë 4 agresorë të dyshuar, për masakrën me armë zjarri.  Ndërkohë që Putin, në një dalje sot, ky ishte një sulm frikacakësh.

Putin shpalli 24 marsin një ditë zie kombëtare. Duke iu referuar autorëve, ai theksoi se ata "u nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një "dritare" pritjeje", duke shtuar se "kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë, për të qëlluar rusët në kontakt, ashtu si ata. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”.

Nga ana tjetër, Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë, përmes një postimi në Telegram:" Militantët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë në vend përpara se të tërhiqeshin në mënyrë të sigurte në bazat e tyre".

Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Persona të armatosur me armë sulmi, dhe te veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve ku duhej të performonte një grupi i muzikës rok i kohës sovjetike. Video tronditëse, tregojnë kur 6200 qytetarë duke u ulur nëpër vende, nisin të vrapojnë të tmerruar drejt daljeve, mes krismave të vazhdueshme dhe britmave. Imazhe të tjera shfaqin agresorët teksa qëllojnë ndaj një grupi njerëzish, dhe viktima të shtrirë në pellgje gjaku.

Para se të largoheshin me një automjet të tipit Renault, ata lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë. 2 prej autorëve të dyshuar u arrestuan pas ndjekjes 340 km larg Moskës, ndërsa dy të tjerë u kapën më vonë, pasi u arratisën në një pyll. Një pistoletë, një karikator për armë sulmi dhe pasaporta nga Taxhikistani u gjetën në automjet. Shërbimet ruse të sigurisë pretendojnë se autorët ishin përpjekur të arratiseshin në Ukrainë ku sipas tyre kishin kontakte. Kievi mohoi menjëherë përfshirjen në sulm. 

Për sulmin terrorist, pati reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët, me SHBA-të që sqaruan se nuk kishin të dhëna se pas kësaj mund të fshiheshin ukrainasit. Ndërsa BE tha se kjo është e tmerrshme. Nga ana tjetër ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”. Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kishin mbledhur informacion gjatë dy javëve të fundit se ISIS po planifikonte një sulm në Moskë dhe së fundi e kishin ndarë atë me palën ruse.

Një zyrtar i inteligjencës amerikane tregoi këtë për Associated Press.

Ora 19:55
Sulmi terrorist në Moskë/ Identifikohen 29 të vrarë nga 133 në total 

 

1711180781_Screenshot5.jpg

Ministria ruse e Situatave Emergjente ka publikuar një listë të përditësuar me emrat e 29 personave të identifikuar në mesin e të vrarëve në masakrën e qytetit Crocus në Moskë. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti. 

Sipas të dhënave të fundit nga Komiteti Hetues rus, në sulmin terrorist u vranë gjithsej 133 persona.

Ora 18:07
SHBA: Agjencitë tona të inteligjencës kishin informacione për sulmin në Moskë, u treguam dhe rusëve

 

1711177040_finalprojekt.00184510.Still150.jpg

Agjencitë amerikane të inteligjencës kishin mbledhur informacion gjatë dy javëve të fundit se ISIS po planifikonte një sulm në Moskë dhe së fundi e kishin ndarë atë me palën ruse.

Një zyrtar i inteligjencës amerikane tregoi këtë për Associated Press.

Një tjetër zyrtar amerikan tha se dega afgane e Shtetit Islamik kishte shënjestruar prej kohësh Rusinë dhe përjashtoi përfshirjen e Ukrainës në sulmin terrorist në qytetin Crocus.

Ora 17:40
Media: Kremlini po u kërkon televizioneve pro-qeveritare të theksojnë përfshirjen e Ukrainës në masakrën në Moskë

1711212221_sgrswthwthwthewth.JPG

Mediat pro-qeveritare ruse janë udhëzuar nga administrata e presidentit Vladimir Putin që në raportimet e tyre të theksojnë "gjurmët" e mundshme të përfshirjes së Ukrainës në sulmin terrorist të mbrëmshëm në Sallën e qytetit Crocus.

Këtë e raporton faqja e internetit “Meduza”, duke cituar një burim në median shtetërore. Një burim i dytë pro-Kremlinit ka konfirmuar lajmin për “Meduza”, transmeton La Repubblica.

Ora 16:41
Moska: Të gjithë të arrestuarit për sulmin janë shtetas të huaj

1711133012_moske.jpg

Të gjithë personat e arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në sulmin në Bashkinë e Crocus janë shtetas të huaj. 

Këtë e sqaroi Irina Volk, përfaqësuese e Ministrisë së Brendshme ruse. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti .

"Disa kanale Telegram dhe rrjete sociale sot përhapën akuzën se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të 22 marsit në komunën Crocus, të cilët u larguan me një makinë Renault Logan dhe u arrestuan më pas në rajonin Bryansk, janë shtetas rusë. Ky informacion nuk korrespondon. Për realitetin. Ata janë të gjithë shtetas të huaj”, ka shkruar ai në kanalin Telegram Volk.

Ora 16:26
Guterres: Sulmi i ISIS i patolerueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, teksa ka vizituar kufirin e Egjiptit me Rripin e Gazës për të përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim në luftë dhe "dënoi fuqishëm" sulmin në sallën e koncerteve në Moskë. 

“Ne e konsiderojmë sulmin që ndodhi në Moskë si absolutisht të patolerueshëm dhe inkurajojmë të gjitha vendet që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të siguruar që ISIS nuk ka kapacitet për të goditur askund tjetër në botë,” u tha ai gazetarëve. 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e quajti ISIS-in "një organizatë terroriste që vepron në pjesë të ndryshme të botës dhe përfaqëson një kërcënim serioz për të gjithë ne".

“Duhet të luftohet me vendosmëri, me shumë bashkëpunim ndërkombëtar,” tha ai.

Ora 16:20
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do ta telefonojë Putinin për sulmin në Moskë

1691607457_shtepiaebardhe.jpg

Në mars, Shtetet e Bashkuara morën informacione për një sulm të afërt terrorist në Moskë dhe e ndanë atë me palën ruse.

Shtëpia e Bardhë ia përsëriti këtë agjencisë ruse Ria Novosti. Biden nuk ka në plan të telefonojë Putinin në dritën e sulmit terrorist, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Ora 15:44
Sulmi terrorist në Moskë, anulohet miqësorja Rusi - Paraguaj


Ndeshja miqësore Rusi - Paraguaj, e planifikuar për këtë të hënë në Moskë, u anulua pas sulmit të armatosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, të cilën e mori përsipër grupi xhihadist ISIS dhe që shkaktoi 133 të vdekur.

"Për shkak të sulmit, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguajit kanë vendosur të anulojnë ndeshjen miqësore", thuhet në njoftimin e Federatës Ruse të Futbollit.

 Ndeshja ishte vendosur të zhvillohej në stadiumin "Dinamo" në Moskë dhe sipas të njëjtit burim mund të organizohet në një datë të mëvonshme.

Ora 14:51
FOTO/ Terrorizmi në Moskë, Shteti Islamik publikon imazhin e katër agresorëve: Sulmi është pjesë e atyre që luftojnë Islamin

1711201936_agresor.JPG

Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit që vranë rreth 145 persona ditën e djeshme në Moskë.

Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.

Ora 14:17
Merret në pyetje njëri prej terroristëve të sulmit në Moskë: E bëra për 5000 euro, më rekrutuan në Instagram (VIDEO)

Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan. Aty duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje.

Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin, rreth 5 mijë euro.

 

Ora 14:08
'Terroristët e sulmit në Moskë si nazistët'. Putin: Ukraina i kishte lënë 'dritare' të hapur për të kaluar kufirin

1711199450_putin.JPG

Në fjalimin drejtuar kombit pas sulmit me 143 të vrarë në Moskë, presidenti Putin krahasoi terroristët me nazistët. Ai u shpreh se agresorët që gjuajtën dje në ‘Crocus Hall’ në periferi të Moskës vranë qytetarët pa dallim si nazistët.

Nga ana tjetër, ai shtoi se sulmuesit u kapën teksa po tentonin të shkonin drejt Ukrainës.

Sipas Putin, Ukraina nga hetimet paraprake kishte lënë të hapur ‘një dritare’ për të lejuar sulmuesit të kalonin kufirin.

Ora 13:44
Putin reagon për sulmin në Moskë: Akt barbar! Agresorët po shkonin drejt Ukrainës, përgjegjësit do marrin përgjigje

1710428700_putin.jpg

Presidenti rus ka reaguar për herë të parë pas sulmit me armë në sallën e koncerteve në perfieri të Mosksë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 143 persona. Putin thotë se është një akt barbar.

Ai bëri me dije se agresorët janë kapur, duke shtuar se po përpiqeshin t'ja mbathnin drejt Ukrainës.

Sipas tij, të gjithë përgjegjësit që fshihen pas këtij sulmi terrorist do të marrin përgjigje.

 

Ora 11:44
FOTO/ Shërbimet e urgjencës në Moskë vijojnë punën për gjetjen e trupave nën rrënoja

1711190736_trupanenrrenoja.JPG

Shërbimet e urgjencës në Moskë po vijojnë kërkimet për trupat e pajetë nën rrënojat e sallës së koncerteve ‘Crocus Hall’ ku ndodhi masakra e një dite më parë.

Deri më tani raportohen 115 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur pas sulmit terroristë me armë dhe lëndë plasëse, për të cilin janë arrestuar 11 persona nga autoritetet ruse të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

Presidenti Putin ende nuk ka një komunikatë zyrtare me për publikun. Ai zhvilloi një bisedë telefonike me homologun bjellorus Lukashenko, ku sipas medias ruse TASS, bëhet me dije se të dy konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim kundër terrorizmit.

Ora 11:04
FOTO/ Armët e gjetura në sallën e koncerteve në Moskë ku u vranë të paktën 115 persona

Kallashnikov dhe municionet e gjetura në sallën e koncerteve në Crocus City ku ndodhi atentati në Moskë, janë duke u hetuar nga ekspertët rus.

Janë arrestuar 11 veta deri më tani dyshohet të përfshirë në sulmin masiv mbrëmjen e djeshme, ku përveç 115 të vrarëve ka dhe qindra të plagosur mes tyre edhe fëmijë, në të cilën u përdorën dhe lëndë plasëse.

Ora 10:40
Inteligjenca ruse: Të arrestuarit kishin kontakte me Ukrainën

1711178117_Screenshot1.jpg

Shërbimet ruse të sigurisë raportojnë se terroristët e kapur në Bryansk synuan të kalonin kufirin midis Federatës Ruse dhe Ukrainës dhe në çdo rast kishin kontakte me palën ukrainase.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti. Sulmi në sallën e koncerteve në përiferi të Moskës ka lënë rreth 93 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ora 10:19
Masakra në Moskë, Interpoli i gatshëm të bashkëpunojë në hetim

1584699204_interpol.jpg

Interpoli është i gatshëm të ofrojë mbështetje në hetimin e sulmit terrorist në periferi të Moskës mbrëmjen e djeshme, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 93 persona.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i organizatës, Jurgen Stock përmes rrjetit social X.  

Ora 10:12
Taxhikistani: Jemi në kontakt me Moskën

1711141682_rusi.jpg

‘Autoritetet e Taxhikistanit janë në kontakt të ngushtë me kolegët e tyre rusë për përfshirjen e supozuar të qytetarëve të vendit në sulmin terrorist të 22 marsit’ në Moskë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Taxhikistanit për agjencinë ruse Tass.

Dy të dyshuar për përfshirjen në sulmin e djeshëm në Moskë u arrestuan teksa në makinë iu gjetën pasaporta Taxhikistani.

Ora 09:49
Sulmi në Moskë, Putin njoftohet për arrestimet, mes tyre 4 terroristët! Rritet bilanci i viktimave, mes tyre 3 fëmijë

Ka shkuar në 93 bilanci i të vdekurve nga antetati në sallën e koncerteve në periferi të Moskës. E bëri të ditur, Komiteti Hetues Rus. Mes viktimave janë dhe 3 fëmijë.

Ndërkohë drejtori i FSB-së, inteligjenca ruse, informoi presidentin Vladimir Putin për arrestimin e 11 personave, përfshirë 4 terroristë, të cilët morën pjesë në sulmin terrorist. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit. Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ora 08:58
Arrestohen dy prej të dyshuarve që kryen sulmin në Moskë, iu gjetën pasaporta Taxhikistani (FOTO)

1711184635_momentiiarrestimit.JPG

Dy prej katër të dyshuarve që kryen sulmin në Moskë janë arrestuar nga autoritetet ruse. Ka qenë deputeti Alexander Khinshtein që e ka konfirmuar një lajm të tillë.

Ata po udhëtonin me një automjet tip Renault teksa ishin në arrati pas sulmit me armë ku mbetën 80 të vrarë dhe qindra të plagosur në një sallë koncertesh në periferi të Moskës mbrëmjen e shkuar.

Ata u gjetën në disktriktin Karaçi në rajonin Bryansk. Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makinë është përmbysur.

Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, ndërsa të tjerët u larguan në drejtim të pyjeve përreth. Një i dyshuar tjetër u gjet pothuajse menjëherë.

Në makinën e tyre u gjetën një pisitoletë PM, një karikator pushke AKM dhe pasaporta Taxhikistani.

Ora 08:46
Atentati në Moskë, radhë të gjata njerëzish për të dhuruar gjak për të plagosurit

Qindra qytetarë janë vënë në radhë për të dhuruar gjak për mbi 145 të plagosurit nga atentati në sallën e koncerteve.

Sipas Ministrisë së Emergjencave, "më shumë se 600 persona" dhuruan gjak që në orën e parë në qendrat që ishin të hapura. Ndërkohë në rrjetet sociale po përhapen pamjet e radhëve të gjata para qendrave mjekësore të treguara nga autoritetet për të dhuruar gjak.

Ora 08:06
SHBA paralajmëroi Moskën për sulmin terrorist, njoftoi qytetarët e saj të qëndronin larg tubimeve

1711141682_rusi.jpg

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Moskën për rrezikun e një sulmi në fillim të marsit, kur ambasada amerikane në Rusi tha se po "monitoronte raportet dhe se ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë", duke përfshirë koncerte.

Prandaj ambasada paralajmëroi qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha. Që nga nëntori, sipas dy burimeve me njohuri për këtë informacion, të cituar nga CNN, ka pasur një rrjedhë të vazhdueshme informacioni se ISIS-K ( do të thotë ISIS-Khorasan, një degë e organizatës terroriste aktive në Afganistan dhe rajonin përreth) ishte i vendosur të sulmonte Rusinë.

Edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Ëatson tha se qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë - që mund të synonte tubime të mëdha, duke përfshirë koncerte - dhe se kjo ishte ajo që e shtyu Departamentin e Shtetit të bënte njoftimin publik.

Ora 08:05
Çfarë dimë deri tani për sulmin në Moskë

1711142943_moske.JPG

-Të paktën 80 persona kanë mbetur të vdekur dhe 145 të plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në një koncert rock-u në Crocus City Hall në periferi të Moskës, sipas inteligjencës ruse.

-Një zjarr i madh shpërtheu në godinë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë, por tani bëhet me dije se pothuajse është shuar.

-Shteti Islamik pretendon se ka kryer sulmin dhe tha se përgjegjësit janë arratisur.

-Shtetet e Bashkuara thonë se nuk ka asnjë arsye për të dyhuar këtë pretendim, Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm ndaj ‘grumbullimeve të mëdha’ në Moskë, më herët gjatë këtij muaji.

-Rusia nuk ka komentuar ende.

-Ukraina – aktualisht në luftë me Rusinë – ka mohuar çdo përfshirje.

-Pamjet e dala në media tregojnë sulmuesit duke qëlluar pa dallim në drejtim të civilëve, që bërtasin duke u përpjekur të largohen, ndërsa dëgjohen disa shpërthime.

-Siguria është shtrënguar shumë, duke anuluar të gjitha ngjarjet dhe eventet në Rusi, me gardën kombëtare në kërkim të agresorëve.

-Vladimir Putin nuk ka bërë ende një reagim publik por mësohet se është informuar nga ministria e Brendshme dhe Shërbimi Sekret mbi ecurinë e hetimeve për sulmin terrorist në sallën e koncerteve të qytetit Crocus.

Ora 07:42
Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës

 

Rafineria ruse e naftës në Kuibyshev, në rajonin e Samara në Rusi shpërtheu në flakë. Guvernatori I rajonit tha se shpërthimi ndodhi nga një sulm me dron.

“Sonte u kryen disa sulme me dronë kundër rafinerive rajonale të naftës,” u tha ai agjencive. Njëri shkaktoi "një zjarr në rafinerinë e naftës Kuibyshevsky", shtoi ai, duke theksuar se nuk kishte viktima.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?