Lulzim Basha

Një rekord kombëtar dhe një leksion për Lulzim Bashën nga Korça

8 Tetor 2020, 16:10| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 16:35

  • Share

Dje në qarkun e Korçës janë zhvilluar të vetmet deri tani, zgjedhje pjesërisht normale në Partinë Demokratike, ku në disa zona nuk mundën të manipulonin dot votat. Nuk mundën dot të rrisnin pjesëmarrjen dhe rezultatet janë mjaft të qarta.

Diku shpëtoi ndonjë kandidat, siç është rasti i Maliqit ku votuan njerëz që nuk ishin fare anëtarë, procesi ishte problematik, u mbyll para kohe, të gjithë u kaluan thuajse pa asnjë përplasje serioze. Megjithëse votat kundër Ervin Salianjit ishin masive.

Por, nuk ishte problem tek Ervini dhe tek Bashkia e Maliqit. Leksioni ka ardhur së pari nga Bashkia e Korçës, ku kandidati i propozuar nga Lulzim Basha, Dritan Shano ka marrë vota masive kundër. Pas tij renditet Andrea Mano dhe disa emra të tjerë.

Pra, njeriu i çuar për herë të parë për t’u votuar, me refuzim nga strukturat, kjo kuptohet edhe me ndihmën dhe shtyrjen e vetë kryetarit të degës Andrea Mano, i cili nga ana tjetër është refuzuar masivisht.

Ka ndodhur një fakt dhe një manipulim me rritjen e pjesëmarrjes në Korçë, pasi është gjetur konsensusi që të kalohen të gjithë. Lufta ka qënë shumë e ashpër por intrigat nga poshtë kanë dhënë një mesazh të qartë për Lulzim Bashën.

Edhe kandidatin që kishte sjellë, edhe kryetarin e degës, strukturat ia refuzuan.

Në bashkinë e Devollit thuajse u bë luftë. Kandidati i Lulzim Bashës, ish-deputeti Hekuran Hoxhalli mori rreth 740 vota kundër, nga 1300 votues. Gati 60% të votave të strukturave të partisë kundër një kandidati të vetëm. Një refuzim total, deri këtu, pra nga Korça dhe Devolli kemi dy emra, të pseçes së parë nga lista e vitit 2017, të refuzuar nga demokratët, si Andrea Mano që ishte i peste dhe Hekuran Hoxhalli që ishte i treti.

Qershia mbi tortë ishte në Pogradec, ku vota e demokratëve bëri që të eleminoheshin dy personazhe, Klevis Balliu dhe ish-kryetari i Bashkisë, Eduart Kapri.

Klevis Balliu me një votë masive kundër, me gati po 60% si Hekuran Hoxhalli, dhe gjithashtu edhe Eduard Kapri.

Mjaftojnë këto tre degë të mëdha të qarkut të Korçës, për të dhënë leksionin e qartë ndaj Lulzim Bashës. Demokratët e qarlut të Korçës i kanë refuzuar një ish-kryetarë Bashkie dhe tre ish-deputetë nga lista e fituese, e renditur në vitin 2017.

Nga kjo listë mungon Valentina Duka e cila është tërhequr, Klevis Balliu, ish-deputet i refuzuar, Hekuran Hoxhalli, ish-deputet i refuzuar, Andrea Mano, i pesti në listën e 2017-ës, i refuzuar dhe Eduard Kapri, ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, i refuzuar.

Një leksion me një rekord kombëtar me votë refuzimi. Ku askush nuk mundej dot ti manipulonte. Pra, në qoftë se në Shkodër shtuan pjesëmarrjen dhe kaloi Voltana Ademi, Lorenc Luka apo Bardh Spahia. Në Vlorë rriten pjesëmarrjen dhe shpëtoi Bujar Leskaj. Apo mundën të shpëtonin Dhurata Çupin në Dibër, e të tjera si këto.

Në Durrës mundën të shpëtonin, Igli Carën dhe Oerd Bylykbashin. Por, në Korçë, në Pogradec dhe në Devoll nuk mundën. Edhe pse Korça, i kaloi të gjithë kandidatët. Pra, nuk u largua askush nga gara pasi u pretendua se nuk u kap 20%, janë kryesorët të refuzuar.

Në dy degët e tjera refuzimi është mbi 60%. Një leksion i qartë që tregon se Lulzim Basha në vitin 2017 në Korçë vuri një listë poshtëruese, denigruese, të papëlqyer nga demokratët dhe në atë kohë mori jo pak, por gati 30% më pak se në 2013, ditën që doli në opozitë. Nga reth 60 mijë vota. Shkoi në rreth 40 mijë vota.

Një rënie drastike, të cilën mesa duket nuk do ta rikuperojë dot as në zgjedhjet e ardhshme. Mjafton të shikosh kandidatët që ka kaluar në listë në bashkitë e këtij qarku dhe protagonizmine  shfrenuar të Salianj “Babales” që po feston fitoren mbi “trupat” e kolegëve të tij apo Andrea Manos që ka nxjerrë “shpatën”, se do të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Korçës për të kuptuar se ku do të katandisë lista e PD-së në këtë qark.

Gjithësesi demokratët korçarë, pogradecarë dhe devollinj, i dhanë një leksion të qartë Lulzim Bashës. Ashtu siç ia dhanë edhe ata të Maliqit apo Pojanit. Apo ashtu siç i është dhënë edhe në Vlorë, Shkodër, Durrës dhe në Dibër.

Por, Korça kishte një rekord kombëtar refuzimi, të cilin nuk e manipulonte dot Gaz Bardhi. Të cilin nuk e shtonte dot as në Pogradec, as në Devoll, ashtu siç e shtoi edhe në Korçë apo në qytete të tjera.

Por, mesazhi degëve të qarkut të Korçës ishte mjaft i qartë. Servilat e Lulzim Bashës dhe Lulzim Basha janë të humbur. Nuk kanë pas as strukturën e partisë. Dhe ky është thelbi i asaj që ka ndodhur dje. Bashën e ka braktisur baza e PD-së./ CNA.al

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 08/10/2020 16:37

    Medemek bazave Oartiae i ja bere mu*in Bashes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?