Apartamente në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, Vettingu 'kap' gjyqtaren e Kushtetueses

23 Prill 2018, 08:04| Përditesimi: 23 Prill 2018, 14:40

  • Share

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, duket se do të jetë 'kurbani' i radhës i Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka arritur në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe Durrës, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.

Në nisje të seancës, KPK ka lexuar raportin e ILDKPKI, ku thuhet se Xhoxhaj ka pasuri të justifikuar. Në përgjigjen e ILDKP rezulton se gjyqtarja e Kushtetueses ka pasuri të ligjshme dhe nuk e ka fshehur atë. Por, pavarësisht kësaj, trupa gjykuese, e cila përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa, njofton se ka kryer hetim më të thelluar lidhur me pasurinë e gjyqtares, prej ku ka rezultuar se ajo ka bërë deklarime të pavërteta, ndërsa vendimi final do të jepet më 25 prill.

“Xhoxhaj ka apartament banimi 101 m2 në rrugën ‘Reshi Petrela’, blerë 61 mijë e 50 euro. Ka truall me sipërfaqe 221.9 m2, blerë në vitin 2013 në Gjirin e Lalzit, si dhe apartament 2+1 plus verandë po në Gjirin e Lalzit.

Xhoxhaj ka disa llogari kursimi së bashku me bashkëjetuesin. Asaj i është kërkuar shpjegim për këtë pasuri. Gjyqtarja nuk i ka sjellë disa dokumente në kohë. Xhoxhaj sot ka barrën e provës për të provuar burimin e pasurisë për apartamentin me sipërfaqe 101 m2. Ajo ka bërë deklarime të pavërteta.

Janë afër 4.4 milionë lekë për të cilat nuk ka justifikim në dokumentacion. Kemi informacione konfidenciale. Apartamentin 2+1 në Gjirin e Lalzit ka rezultuar se nuk e ka blerë me para të ligjshme dhe nuk justifikohet. Në truallin me sipërfaqe 221.9 m2 Xhoxhaj ka përfituar 100 m2 më tepër nga çfarë i takonte.

Kemi verifikuar edhe TIM-s për këtë gjyqtare, burimin e pagave dhe rezulton se Xhoxhaj nuk i justifikon të ardhurat. Edhe bashkëjetuesi i gjyqtares mban para cash tej kufirit të lejuar me ligj. Në vitet 2003-2004 Xhoxhaj ka bërë deklarime të pasakta. Xhoxhaj ka arsyetuar vendime me vonesë edhe pse nuk ka pasur ngarkesë në punë, ka vonuar gjykime. Shtetasi B. C. ka sjellë denoncim për gjyqtaren për vendimin e vitit 2016, ku Xhoxhaj ka qenë anëtare"

Raporti i KPK

Sa i takon kontrollit të figurës, KPK ka deklaruar se gjyqtarja ka njohuri ligjore dhe formim profesional, ndërsa nga informacionet e marra nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka rezultuar se Xhoxhaj nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana e saj, gjyqtarja Xhoxhaj ka deklaruar para KPK se është e pastër dhe duhet të rikonfirmohet në detyrë. Ajo është treguar e ashpër me relatorët e KPK, teksa ju ka thënë se nuk e njohin ligjin.

“Më rikonfirmoni në detyrë. Pasuria ime është e justifikuar. Diferencat e KPK janë llogaritje apriori, nuk e njohin ligjin. Bashkëjetuesi ka deklaruar çdo gjë. Ju KPK më keni ngarkuar barrë prove për vitet 1992-2000”

Altina Xhoxhaj, gjyqtare e Kushtetueses


Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj sot pas seancës në KPK

Ndërkohë edhe avokatja e gjyqtares, Entela Shejkala, ka deklaruar se Xhoxhaj nuk ka fshehur pasurinë dhe kërkon të vazhdojë detyrën.

“Altina Xhoxhaj ka pritshmëri të kualifikohet për të vazhduar detyrën. Xhoxhaj ka qenë bashkëpunuese me ju. Ajo kërkon të vazhdojë detyrën, pasurinë e ka të justifikuar, ka aftësi profesionale. Pasuria e gjyqtares është vlerësuar nga ILDKP, kjo provohet në raport. Xhoxhaj nuk ka fshehur pasurinë. Udhëtimet jashtë vendit, ajo i ka bërë si anëtare e KLD dhe si pedagoge e magjistraturës. Bashkëjetuesi dhe fëmijët e saj janë vendosur në Amerikë dhe kjo ka qenë arsyeja e disa vizitave”

Entela Shejkala, avokatja e gjyqtares



Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, sot para Komisionit të Vettingut

Gjyqtarja Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që shqyrtohet nga KPK-ja, pas gjyqtarit Fatos Lulo, i cili u shkarkua pasi nuk justifikonte dot pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, si dhe gjyqtarja Vitore Tusha, që rezultoi e pastër. Gjithashtu, në ‘rrjetën’ e Vettingut kanë rënë dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Ora 12:22
KPK 'djeg' gjyqtaren Xhoxhaj, Ballanca: Person korrekt, verifikimi të jetë i drejtë

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka ndjekur nga afër seancën dëgjimore në KPK ndaj gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Balanca deklaroi se e ka njohur Xhoxhajn si një ndër gjyqtaret më korrekte, duke kërkuar që verifikimet të jenë të drejta dhe të sakta.

Balanca ishte për herë të parë e pranishme vetë në një seancë dëgjimore, ku KPK arriti në konkluzionin se gjyqtarja Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë e saj.

“E kam njohur Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret më korrekte. Verifikimet duhet të jenë të drejta, të sakta. Gjyqtarët kanë të drejtat e tyre dhe ato duhen respektuar. Nuk isha këtu si shoqe e Xhoxhajt, por erdha ta dëgjoj në mbrojtjen e saj, pasi e njoh si një person korrekt”

Erinda Ballanca, Avokatja e Popullit

 

Komento

Komente

  • Populli: 23/04/2018 16:05

    Ku jane ata qe shanin dhe ironizonin Ambasadirin Lu dhe SHBA.E kuptoni cdo te thote Amerike.Mirenjohje te perjetshme.

    Përgjigju
  • TiK Llalla: 23/04/2018 16:02

    A mund te gjendet valle ndonje gjyqtar dhe prokuror te korruptuar valle.??????.....,kurre.Ne ato institucione nuk gjen as sekretare jo me sheiket.

    Përgjigju
    • lapsus: 23/04/2018 17:45

      *te pa korruptuar :)

  • MINUSHE: 23/04/2018 15:27

    parate e pajustifikuara duhet te sekuestrohen... nuk di si eshte procedura ligjore ne raste te tilla...edhe po nuk pati duhet te nxjerrin ndonje amendim ligjor qe sic I vodhen ....tja marrin mbrapsh... vetem keshtu do kuptojne. Po kjo Avokatja e Popullit per cfare shkon...sa gjyqtare korrekte ka ky vend...pse duhet te vecoje kete ....Mund te shprehej me deklarate pa emra per te tilla raste...

    Përgjigju
  • Il popolooo: 23/04/2018 14:43

    Shiko si shkojne me avokater, e dine qe jane te zhytur deri ne palce se ai i pastri shkon pa frike dhe me koken lart, por keto perdorin avaketet qe te fshihen pas boshlleqeve dhe zonave gri te ligjit.

    Përgjigju
  • LALA: 23/04/2018 14:30

    E njeh,po nuk e njeh mire,pyet popullin,qe i ka rjepur leket.Kjo nuk eshte avokate popullit,po e hajduteve te popullt,dmth Ballanca

    Përgjigju
  • populli: 23/04/2018 14:16

    delete

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 23/04/2018 12:56

    Ne p*** e nenes vet te shkojne gjithe keta jashtqitje te drejtsise.

    Përgjigju
  • Arbeni: 23/04/2018 12:50

    Me ne fund drejtesia po vihet ne vend. Nuk besoj se vetem nje person e dika ligjin me mire se dhjetra te tjere. Gjykimi eshte kompleks i figures dhe jo vetem nje element i saj. Gjithsesi, suksese Vetingut

    Përgjigju
  • qytetari X: 23/04/2018 12:44

    Shume mire po veprohet qe po futen ne site te gjithe gjyqtaret dhe prokuroret se ka sa te duash qe jane te korruptuar dhe kane bere para te pista. Po nje pyetje kisha: Pse nuk verifikohet edhe pasuria e politikaneve duke filluar nga Edi Rama dhe Sali Berisha? Apo keto jane te paprekshmit.....

    Përgjigju
    • jjkfj: 23/04/2018 12:57

      Do ju vi radha edhe atyre, sot keta neser politikanet duke filluar nga Brisha te Rama Meta etj...... vetem pak durim me radhe me radhe...

  • 2014: 23/04/2018 12:39

    Ironia e fatit eshte se kjo gjyqtare ne gjykaten kushtetuese beri cmos ti shkonte avazit te kesaj mazhorance dhe Edi Rames, nderkohe qe bashkeshortin e kishte ne krah te Bujar Nishanit ne Presidence. Si shperblim Rama ia beri bashkeshortin diplomat, por gjyqtarja nuk i hyn me ne pune tani! Keshtu eshte kur pranon te perdoresh!!!!!!! Prania e Avokates se Popullit ne fakt i ka prishur pune gjyqtares pasi ka shkuar aty per te "mdihmuar" shoqen e saj dhe jo per te monitoruar procesin. Perndryshe do te kishte shkuar edhe ne rastet e tjera!!!!!!

    Përgjigju
  • Uns: 23/04/2018 12:29

    Next

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/04/2018 12:19

    Ore mire qe kane nga 5 shtepi, po keto bosh i kane? Ikin o vllai shikoini se me shume u bejne kolltuqet se shtepia, si tha Ambasadori ka ketu gjyqtare qe u ben me shume ora me unazen se sa makina ime. Hajdute

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 23/04/2018 12:15

    Kjo dhe zhenibtë jet si hyn në pun askujt se është hajdute dhe e koruptuar edhe në qoft se ajo është shjm e zonja në fushën e saj bëhen 0 se ka dy veset më poshtruse tënjeriut hajdute e koruptuar si mund ti bëj kto lek me rog e pa spjegushme . Çudi e madhe vetëm kta të ashuquajtur drejtësi kan kto shuma maramëndëse . Un që po shkruaj jam doktor në Zvicër dhe kto lek i kam ëbdra që ti ken . Çudi e madhe kjo punon në Shqipri e mer çerekun e rogës time e kjo ka 20 fishin e lekve të mia kto jan çudirat Shqiptare.

    Përgjigju
  • Fredi: 23/04/2018 11:59

    Parate e pahjustifikuara a do sekuestrohen? A do te ndiqet penalisht me pas? Se nuk e ka problem kjo te ike ne USA tek bashkejetuesi dhe takohet pastaj me raste me bashkejetuesin tjeter ketu. Kjo duhet te jete drejtesia, pa te afte profesionalisht ka sa te duash, te paperlyer nuk po shohim ndonje.

    Përgjigju
  • Roni: 23/04/2018 09:20

    Sa per njohuri eshte nje nga njerezit ndoshta me te mire qe kam hasur ne sistemin e drejtesise.

    Përgjigju
    • Hot: 23/04/2018 12:21

      Spo thot qe eshte njeri i keq, thjeshte ka ca prona qe nuk i justifikon. Pse nuk i ka populli i thjeshte keto prona, pune ajo pune ne. Duhet te hape krahun e thjeshte.

    • Admin: 23/04/2018 10:05

      Te shohim sa Leke ka, sa dhurata i kane dhene

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?