Ermal Pacaj është drejtori i i ri i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës. Emërimi i tij vjen pas 5 viteve punë si Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë.
Karriera e tij politike e ka nisur vite më parë si kryetar i FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) në Lezhë, 2014, për të vijuar më pas dhe drejtor në portin e Shëngjinit në vitin 2017 e për 5 vitet e fundit ka qenë krahu i djathë i kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.
Në një postim në facebook Pacaj
Më është besuar detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Nga sot, nuk jam më në funksionin e Zv./Kryetarit të Bashkisë Lezhë” shkruan ai në një postim në facebook ndërsa falenderon dhe ministrin Ulsi Manja për mbështetjen e tij
Prej vitesh Pacaj ka qenë dhe vijon të jetë pjesë aktive e fushatave elektorale në Lezhë për të fituar Partia Socialiste në këtë qark. Në faqen e tij të facebook janë publikuar mjaf foto nga këto aktivitete politike.
Ndërkohë në foton me të cilën Pjacaj njofton emërimin në detyrën e re është marrë në kohën e zgjedhjeve vendore në një qendër numërimi. Krah tij është Ulsi Manja aktualisht ministër i Drejtësisë dhe drejtues politik i PS-së në qarkun e Lezhës si dhe Pjerin Ndreu, kryetari I bashkisë së Lezhës.
Emërimi i tij u bë me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Ermal Pjacaj është rasti i dytë që një ish kryetar i FRESSH, (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) - merr post drejtues më 13 mars 2024. Pak orë më parë u mësua se Erlind Sulo i cili në vitet 2018 ka mbajtur postin e ish kreut të FRESSH në Sarandë është emëruar në krye të Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare.
Ermal Pjacaj ulet në postin e lënë nga Klevis Qose, i cili më 13 mars 2024 u emërua drejtori i ri i Burgjeve. Ndërsa detyrën e drejtorit të Shërbimit të Provës e mori në 2023.
Foto: Postimet ne faqen e facebook te Ermal Pjacajt dhe Pjerin Ndreut, 13 mars 2024