TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar. Report TV nëpërmjet burimeve të saj ka zbardhur mbledhjen me dyer të mbyllura, në të cilën Basha ka thënë se 15 mandate të Partisë Socialiste janë jo legjitime.
Ky pretendim i Bashës vjen pas më shumë se një viti kur janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare. Me këtë argument Basha është shprehur se pikërisht për këtë arsye partia e tij do të vijojë bojkotin e parlamentit.
Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë.
Lulzim Basha, kreu i PD-së
Gjatë fjalës së tij, Basha ka lëshuar edhe një paralajmërim duke u shprehur se skandale të tjera do të dalin.
PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do t’i fitojmë ato. Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverine mund të jetë më e shpejtë seç e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin.
Lulzim Basha, kreu i PD-së
Sa i përket akuzave mbi kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, kryedemokrati u shpreh se grupi hetimor ka kërkuar arrestimin e tij por një veprim i tillë nuk është bërë nga Prokuroria.
Më herët këtë javë, Basha akuzoi drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se ka grisur fletë-arrestin për Dakon, kur nisi operacioni për arrestimin e të fortëve të Shijakut, pasditen e të dielës. Sipas Bashës, Prela po cenon hetimin për krimin elektoral, sipas tij, që ka bërë Dako dhe grupet kriminale të Shijakut në Durrës.
Komente

Poshte kllounet debile sali terbimi dhe lul psikopati!
Përgjigjuvazhdo fluturo ne enderrime o lyl
Përgjigju