Foto ilustruese

Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë

27 Nëntor, 15:07| Përditesimi: 27 Nëntor, 15:15

  • Share

Vlorë- Policia e Vlorës njoftoi sot (27 Nëntor) se ka arrestuar një 22-vjeçar të dënuar me rreth dy vite burgim për shpërndarje droge në qytetin bregdetar, si dhe ekzekutoi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 33-vjeçar në Sarandë, të akuzuar për kallëzim të rremë dhe goditje për shkak të detyrës. 

Operacioni i parë u krye nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

“Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 22 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.   

Kurse aksioni tjetër është kryer nga Policia e Sarandës, që tha se ekzekutoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin M. A., 33 vjeç, i dyshuar për veprat penale “kallëzim i rremë” dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Për të dy rastet materialet procedurale i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?