Kronikë

Njëri shiste kokainë në Sarandë dhe tjetri hashash në Vlorë, policia prangos 2 tregtarët e drogës! (EMRAT+VIDEO)

22 Maj, 16:24| Përditesimi: 22 Maj, 16:32

  • Share

Vlorë- Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike me doza, ndërsa në pranga ranë 2 persona të dyshuar.

Policia vendore e Vlorës njoftoi sot se ka prangosur gjatë një aksioni të rinjtë Emiljano Ahmeti dhe Artur Rama, që posedonin kokainë dhe kanabis, me qëllim shitjen. Biznesi ilegal zhvillohej kryesisht në Vlorë dhe në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Vlorë, në bashkëpunim me komisariatin e Policisë Delvinë dhe Forcën e Posaçme Shqiponja, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Si rezultat, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. A., 18 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë; A. R., 33 vjeç, banues në Vlorë”, bëri me dije policoa.

Gazetari i report Tv, Limos Didani, informon se gjatë kontrollit fizik, Ahmetit iu gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë që do e shiste në Sarandë dhe Ramës disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte për t’i shitur në zona të ndryshme të Vlorës. 

Dosja mbi dy rastet i kaloi prokurorisë vendore, për hetime të mëtejshme, me akuzën “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?