Lagjet Dobraç dhe Kiras kanë qënë dy zonat e nxehta në të cilat policia e Shkodrës ka ndërhyrë në aksionin për pastrimin e zonës nga kamerat e sigurisë.
Zonat ku janë hequr kamerat e sigurisë, i përkasin respektivisht dy lagjeve më problematike të Shkodrës, të lidhur me ngjarjet kriminale, lagjet Kiras ku banojnë familjet Lici dhe Bilali, si dhe në lagjen Dobraç ku banon familja Bajri.
Lajmi kryesor:
Grupet kriminale 'nën vëzhgim' policinë, çmontohen 21 kamera sigurie në Shkodër! Të vendosura në Dobraçin e Bajrave dhe në Kirasin e fiseve Lici dhe Bilali (VIDEO)
B.V/ReportTv.al