ReportTV është rikthyer në dy vendngjarjet ku u regjistruan vrasjet e 23 vjeçarit Rigis Runaj dhe Florian Lamçja në Elbasan. Në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit pranë varrezave publike ku u gjet i pajetë trupi i masakruar i mikut të Emiljano Ramazanit të vrarë 10 ditë më parë, Rigis Runajt, njollat e gjakut kanë mbetur sërish në vendngjarje.
23 vjeçari dyshohet të jetë vrarë diku tjetër ndërsa trupi i tij është hedhur pranë varrezave publike, me autorët që janë larguar nga zona me shpejtësi të ndihmuar edhe nga mungesa e ndriçimit dhe kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë në qendër të qytetit aty ku u shënua dhe vrasja e dytë brenda pak orëve, në lokal Pizza gjithçka duket se i është kthyer normalitetit. Lokali i është kthyer punës me qytetarët që kanë mbushur ambientet e lokalit ku në orët e para të mëngjesit të së enjtes si pasojë e një konflikti banal mbeti i vrarë Florian Lamçe 40 vjeç.
Për ngjarjen u shoqëruan në polici Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut, Qazim Sejdini. Tre të rinjtë kanë qëndruar për orë të tëra në ambientet e lokalit ku kanë konsumuar pije alkool dhe lëndë narkotike e në bisedë e sipër janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që do përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçen.
Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj
Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj
Lajmi kryesor: