Zbulimi për strukturën e proteinës dhe formës së susbtancës jetike për njeriun i mundësoi studiuesit nga Uashingtoni David Baker e dy britanikëve Demis Hassabis dhe John Jumper të fitojnë çmimin nobel për kimine të këtij viti. Ajo se çfarë shkencëtarët kanë zbuluar u vlerësua si një arritje që do të ndihmojë shumë shkencën në të ardhmen sipas komitetit të Nobelit në Stokholm.
Nobeli i kimisë këtë vit u cilësua si i ndarë në dy pjesë që vlerësonte punën e David Baker sa i takon punës së tij me formën e proteinës dhe atë të Hassabis dhe Jumper për parashikimin me inteligjencën artificiale të strukturë së proteinës.
“Akademia ka vendosur sot t'i japë çmimin Nobel 2024 në Kimi me një gjysmë David Baker nga Universiteti i Uashingtonit, për Dizajnin Kompjuterik të Proteinave, dhe gjysmën tjetër Demis Hassabis dhe John Jumper nga Google DeepMind Mbretëria e Bashkuar. për parashikimin e strukturës së proteinave”, ka thënë Hans Ellgren Sekretar i përgjithshëm i Akamisë së Shkencave suedeze.
David Baker është një profesor i universitetit të Uashingtonit ndërsa dy britanikët Hassabi dhe Jumper veprojnë pranë kompanisë Google Deepmind në Britaninë e Madhe.