Noka i binte bilbilit, Balla: Skenar i përgatitur prej disa javësh si presion ndaj SPAK kundër hetimeve për Gërdecin (Nikolla ndërpret seancën plenare)

13 Shkurt 2023, 18:25| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 19:14

  • Share

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se situata e krijuar në Kuvend është një skenar dhe presion i opozitës kundër hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Gjatë kohës që ai foli, deputeti Flamur Noka i binte bilbilit në krah të tij. Ndërsa Balla propozoi mbylljen e seancës për shkak të kushteve të krijuara.

“Zonja drejtuese e seancë, kolegë deputetë nuk ka asnjë dyshim se skenari i parapërgatitur për të penguar deputetët është skenar i përgatitur prej disa javësh. E vërteta është se qëkur nisi sesioni i ri parlamentar, në të njëjtën orë ishte thirrur për Gërdecin për të dëshmuar Shkëlzen Berisha. Arsyeja e bllokimit është kjo, nuk ka lidhje kjo me drejtësinë amerikane. Ky është me presion i poshtër kundër SPAK-ut për Gërdecin dhe 21 janarit dhe për çështjen mes dy palëve që zihen për vulën, Kuvendi duhet të marrë masa edhe më të ashpra disiplinore për fyerjet me natyrë seksiste. Diskriminimi me bazë gjinore është i patolerueshëm. Është e papranueshme që një burrë që ka gruan e vetë vajzat e veta, ë krijojë këto insinuata. Prandaj në këto kushte i propozoj ndërprerjen e seancës dhe sipas rregullores do i drejtohemi institucioneve për këtë situata”-tha Balla.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?