TIRANË-Paralelisht me ‘luftën’ në seancë plenare Sali Berisha kishte thirrur ‘fazën e dytë të Revolucionit’, protestë para Kuvendit. Një numër shumë i vogël mbështetësish iu përgjigj edhe këtë herë, edhe pse qëllimi ishte të tregohej se dështimi i së shtunës ishte ‘aksidental’. Mirëpo nuk ndodhi, pjesëmarrja konfirmoi edhe një herë që në këtë ‘revolucion’ Berisha dhe Meta nuk kanë shumë ndjekës.
Tensionet nisën që në fillim të protestës, teksa në 8 deputetë demokratë të përjashtuar nga seanca nuk u lejuan nga Garda për t’u futur brenda. Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati sihin përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë, ndërkohë që Berisha i shpëtoi ‘filtrit’ të Gardës së Republikës pasi bashkë me 4 deputetët e tij kryesorë përjashtimi i përfundonte pikërisht sot.
“Hiqe dorë, na lër të hyjmë brenda”, dëgjoheshin t’i thonë gardës deputetët e PD në hyrje të Parlamentit, teksa kryetari i grupit të deputetëve të ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi tha se kjo është tentativa e Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës.
Pas kësaj ai së bashku më 7 kolegët e tjerë u kthyen dhe iu bashkëngjitën protestuesve jashtë rrethimit të Kuvendit. Pas disa minutash tensione deputetët e përjashtuar “u tërhoqën” dhe u zhvendosën të turma që ishte mbledhur dhe menjëherë mbështetësit u gjallëruan.
Me të mbërritur deputetët, protestuesit “morën zemër” dhe nisën përplasjet me policinë, në tentativën e tyre për të çarë kordonin e policisë. Ato kanë hedhur tymuese dhe shashka në drejtim të derës së parlamentit. Një peme i është vënë zjarri, teksa Forcat Speciale kanë ndërhyrë duke përdorur edhe spraj lotjsjellës në drejtim të protestuesve. Tre efektivë mbetën të plagosur lehtë, ndërsa u shoqëruan tre protestues. Deputetët e Berishës po shkojnë në komisariatin numër.1 aty ku mbahen edhe protestuesit.
Pas bllokimit për disa minuta të foltores së Kuvendit, tensioneve brenda, dhe përfundimit të seancës Berisha më pas doli t’i bashkohej edhe ajo protestuesve jashtë. Ish-kryeministri paralajmëroi deputetët e pranishëm në seancën e sotme se herën tjetër nuk do kenë mundësi të dalin nga Kuvendi pa marrë lejen e protestuesve. Ai i konsideroi heronj protestuesit dhe tha se kur ata ta shikojnë të arsyeshëm do të futen brenda në sallë.
“Herën tjetër do duhet t’u marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Prandaj ju them më mirë respektoni rregullat. Ne kurrë nuk e tolerojmë shkeljen e të drejtave të përfaqësuesve të 750 mijë votuesve”-tha Berisha në mbyllje të protestës së opozitës para Kuvendit.
Para se Berisha të merrte 'frenat' e protestës dhe ta mbyllte atë ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ai që foli për regjim kriminal që po varfëron shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë. Teksa Meta fliste mori fjalën në Kuvend Berisha dhe ish-Presidenti e ndali fjalimin e tij për dëgjuar çfarë po thoshte ish kryeministri.
Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë. Pyetjes se a do të vazhdojnë protestat ai tha ‘Pa diskutim’. Seanca e Kuvendit nuk nisi normalisht pasi pati një moment ndërprerje për shkak se ikën dritat për shkak të një defekti në UPS që shërben për balancimin e energjisë në sallën plenare. Më pas dritat erdhën, por nuk kanë punuar mikrofonat. Rama nuk ishte i pranishëm edhe sot në seancën e Kuvendit për shkak se në po të njëjtën orë, ai ka pasur një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Sode.
Kjo protestë e Berishës para Kuvendit vjen dy ditë pasi organizoi një tjetër para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë.
Tre persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e policisë. Deputetja e PD-së, Serena Koti tha se është marrë garanci që do të lirohen shpejt.
"Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cenohet, burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqësues të Partisë Demokratike në Komisariat, por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrojtur të drejtën e fjalës.
Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij.
Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit", tha Koti.
Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas protestës që u zhvillua ditën e sotme nga Sali Berisha përpara Kuvendit. Report Tv ka mësuar se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Sali Berisha ka konfirmuar se të enjten do të ketë sërish protestë. Pyetjes se a do të vazhdojnë protestat ai tha ‘Pa diskutim’. Berisha i është bashkuar qytetarëve që janë ngritur në protestë jashtë ambienteve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se parlamenti shqiptar u dominua nga fantazma e McGonigal.
Teksa mbajti fjalim para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, ish kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi deputetët e pranishëm në seancën e sotme se herën tjetër nuk do kenë mundësi të dalin nga Kuvendi pa marrë lejen e protestuesve.
“Herën tjetër do duhet t’u marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Prandaj ju them më mirë respektoni rregullat. Ne kurrë nuk e tolerojmë shkeljen e të drejtave të përfaqësuesve të 750 mijë votuesve”-tha Berisha në mbyllje të protestës së opozitës para Kuvendit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar se protestuesit e tij do të futen në sallën e Kuvendit kur ta shohin të arsyeshme.
“Jam shumë i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë dhe janë gati të futen në sallë në momentin kur do ta shikojnë oportune”, tha Berisha.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se situata e krijuar në Kuvend është një skenar dhe presion i opozitës kundër hetimeve për Gërdecin dhe 21 janarin. Gjatë kohës që ai foli, deputeti Flamur Noka i binte bilbilit në krah të tij. Ndërsa Balla propozoi mbylljen e seancës për shkak të kushteve të krijuara.
“Zonja drejtuese e seancë, kolegë deputetë nuk ka asnjë dyshim se skenari i parapërgatitur për të penguar deputetët është skenar i përgatitur prej disa javësh. E vërteta është se qëkur nisi sesioni i ri parlamentar, në të njëjtën orë ishte thirrur për Gërdecin për të dëshmuar Shkëlzen Berisha. Arsyeja e bllokimit është kjo, nuk ka lidhje kjo me drejtësinë amerikane. Ky është me presion i poshtër kundër SPAK-ut për Gërdecin dhe 21 janarit dhe për çështjen mes dy palëve që zihen për vulën, Kuvendi duhet të marrë masa edhe më të ashpra disiplinore për fyerjet me natyrë seksiste. Diskriminimi me bazë gjinore është i patolerueshëm. Është e papranueshme që një burrë që ka gruan e vetë vajzat e veta, ë krijojë këto insinuata. Prandaj në këto kushte i propozoj ndërprerjen e seancës dhe sipas rregullores do i drejtohemi institucioneve për këtë situata”-tha Balla.
Protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit, ndërsa vëmendje ka tërhequr një pankartë kundër SHBA-ve.
Të gjithë problemin Berisha e ka me SHBA-të dhe nuk proteston për hallet e njerëzve siç përpiqet ai ta shesë në protestat e tij. Këto pankarta kundër SHBA-ve e dëshmojnë qartë qëllimin e tij.
“Po tani, kush është non grata kur*ë”, thotë një prej këtyre pankartave.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të cilët janë mbledhur para Kuvendit. Ai tha se deputetët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur, përfaqësojnë 750 mijë vota të marra në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ju përshëndes për këtë demonstrim kaq paqësor, për këtë qytetari të jashtëzakonshme, parlamenti është shtëpia e përfaqësuesve. Ju këtu dhe të gjithë ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota të certifikuara në 25 prill pavarësisht nga vjedhja që ka bërë ky regjim. Këta janë të tmerruar nga fjala e opozitës”-tha Meta.
Ai foli për keqpagimin e oficerëve të policisë dhe akuzoi se disap rej tyre takoheshin me persona që kishin precedentë kriminalë.
"Policët tanë paguhen më keq në rajonin tonë. Shefat e tyre janë të besuar dhe janë në mes të ditës e natës me trafikantë të drogës dhe kriminelë"-shtoi ai.
Në momentin që Berisha mbante fjalën në Kuvend, Meta ndërpreu fjalën e tij në mënyrë që të dëgjonin çfarë po thoshte ish kryeministri.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendjen Flamur Nokës pasi i ra bilbilit në Kuvend.
Gjatë momentit që ish kryeministri Sali Berisha mbante fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, protestuesit jashtë institucionit e kanë brohoritur duke ngritur edhe dy gishtat lart.
Ndërkohë që jashtë kuvendit ka patur përplasje të protestueve me forcat e policisë, deputeti i PD, Luçiano Boçi bëri thirrje që protestuesit të thërrmojnë portat e institucionit në kuadër të revolucionit. Ai tha se në protestë i ka nxjerrë dashuria për vendin dhe jo urrejtja.
“T’i thërrmojmë këto porta sepse duam lirinë dhe demokracinë. Të dashur demokratë, ata që mendojnë se mund të fshehin të vërtetën të mos e çojnë në mend se ne në këtë shesh na ka sjellë urrejtja por dashuria për vendin dhe besimin.
Ata që mendojnë se mund ta fshehin të vërtetën mos të mendojnë se do të shuajnë protestën tonë, jo, revolucioni demokratik do e arrijë qëllimin”- tha Boçi.
Protestuesit e Sali Berishës kanë shkuar të përgatitur në protestë. Ato kanë marrë me vete molotov, siç shikohet edhe në fotot që Report Tv sjell.
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se nuk i druhet protestës së opozitës.
"Mos more! Më shumë i trembesha Ballshit para një ore me Partizanin sesa këtyre".
Deputeti Tritan Shehu është në protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit. Një protestë që sipas opozitës do të sjellë revolucionin, por ndërkohë deputetët e Berishës qajnë hallin e non gratës. Tritan Shehu tha se Rama pagoi agjentin e FBI për të shpallur non grata Berishën.
“Shikoni ca bëhet për të mbyllur dyert për të ndaluar deputetët. Sepse ju kundërvumë censurës, se kemi kërkuar që të shpërndahet e vërtetat tek e gjithë Shqipëria. Është e pamundur nëse nuk përmbyset regjimi. Këtu do shpërndajmë fjalën e lirë në të gjithë vendin. Na u mohua e drejta e fjalë, s për të kërkuar llogari. Kur shkatërrohet parlamentarizmi, a ka liri, demokraci të drejta. Të ardhme? Jo nuk ka. Ju e provoni çdo ditë në kurriz këto dhe kërkojnë pastaj të korruptojnë dikë larg, për të shpallur dikë nom ngrata brenda, për të shkatërruar opozitën. Pa opozitë nuk ka Shqipëri demokratike, europiane”, tha Tritan Shehu.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në protestë 1 orë me vonesë.
Një pemë ka marrë flakë para Kuvendit teksa protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë për të çfarë kordonin.
Report Tv sjell pamje me dron për të kuptuar se sa është pjesëmarrja në këtë protestë të dytë brenda pak ditësh të organizuar nga Sali Berisha. Pjesëmarrja është vetëm disa qindra protestës, duke konfirmuar edhe një herë një tjetër dështim pas asaj që ndodhi me protestën e Berisha-Meta të së shtunës.
Deputetët e përjashtuar të Sali Berishës u larguan nga Kuvendi dhe shkuan drejt protestës. Ata nuk u lejuan nga garda që të futen në sallë.
Tensione jashtë Kuvendit. Protestuesit përplasen me policinë dhe tentojnë të thyejnë kordonin policore. Hedhin edhe shashka dhe tymuese.
8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi vijojnë të këmbëngulin tek dera e Kuvendit që të futen në sallë pasi garda nuk i lejon. Deputeti Luçiano Boçi tha se në vendin nuk u lejohet që të mos futen 10 ditë në Kuvend, por mos të marrin fjalën.
“E ka gabim. Tritani duhet të futet. E Ka me T dhe jo me D, ai duhet të futet. Këtu s’dinë as gjuhë shqipe. Është masë disiplinore. Do të thotë që unë skam të drejtë të flas, por askush s’më pengon të jemi ulur në bankën time në parlament. A dëgjoni. A e kuptoni shqipen. Kjo është masë disiplinore. Ku e ke të shkruar që unë pengohem të futem në sallë”, tha Boçi
“S’ke vendim për mos pranim fizik brenda. Jemi të përjashtuar nga e drejta e fjalës”, tha Luan Baçi.
Disa qindra protestues të Berishës dhe Metës kanë mbërritur para sallës së seancave plenare të Kuvendit për të nisur protestën e paralajmëruar. Me pankarta në duar ata kanë ironizuar atë që e quajnë skandali “McGonigal” ku emri i kryeministrit Edi Rama del në korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së.
Disa prej pankartave:
“Edi Rama, homo corruptus”
“Edi is a brand name in FBI files”
“Edi, FBI ish ëatching you”
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë mbeti në errësirë për shkak të një defekti teknik. Siç shihet edhe në video, salla kishte mbetur pa drita ndërsa deputetët shihen të ndezin blicin e telefonit.
Kuvendi njoftoi se shkak për ndërprerjen e energjisë ishte djegia e pajisjes së UPS. Kjo bëri që Kuvendi të ndërpritej për disa minuta, por puna filloi sërish.
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri. Ndërsa seanca plenare ka nisur, jashtë Kuvendit po mbahet protestë nga opozita e Sali Berishës.
Teksa pritet nga momenti në moment të fillojë protesta e opozitës jashtë Parlamentit, forcat speciale janë pozicionuar para godinës së seancave plenare.
Sali Berisha është futur në Kuvend. 8 deputetët e përjashtuar e opozitës ndalohen nga garda.
"A ju vjen turp apo jo
Na leni të hyjmë.
Nuk e vendos Rama do futemi në Kuvend apo jo.
Mos u bëni palë me kriminelët", thanë deputetët.
8 deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Ish kryeministri, Sali Berisha së bashku me një grup protestuesisht u nisën nga selia e partisë Demokratike drejt Kuvendit ku njëkohësisht me seancën plenare, do të mbahet edhe protesta e paralajmëruar. Kujtojmë se Berisha do të marrë pjesë në seancë plenare ashtu siç e ka deklaruar më herët.
Ndërkohë që pak minuta na ndajnë nga nisja e seancës plenare dhe e protestës së thirrur nga opozita, policia ka shkuar masat e sigurisë para Kuvendit.
Para hyrjes së Kuvendit janë pozicionuar autobotë me ujë dhe furgona policie për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të protestës që pritet të organizohet.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi tha në mbledhjen e grupit të PD-së se 8 deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi sot do të marrin pjesë në seancë. Ai tha se vendimi për të përjashtuar 8 deputetët ishte jashtë çdo rregulli dhe nuk u respektua rregullorja e Kuvendit dhe për këtë arsye asnjë nga deputetët s’ka përse t’a respektojë ‘dënimin’ dhe do futen në sallë.
“Sot zhvendoset në një tjetër hap para parlamentit, një institucion i shndërruar në një mekanizëm qorr dhe vrasës të fjalës së lirë dhe eliminimit të opozitës. Në formën e gjyqeve politike janë përjashtuar 8 deputetë, ku vendim u mor jashtë çdo rregulli dhe ligji, jashtë çdo procedure parlamentare. Ata që kanë marrë pjesë në e dënimit nuk a përse të respektojnë ligje që i pengojnë ata të hyjnë në sallën e parlamentit. Ne do hyjmë në sallën e parlamentit, salla është e qytetarëve. Beteja jonë do jetë si brenda sallës edhe jashtë sallës”, tha Boçi.
Ish kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje me deputetë të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike, tha se me përjashtimin e tyre nga seancat plenare të Kuvendit, po kërkohej konflikt i hapur.
Ai tha se nuk parlament nuk po respektohen të drejtat e deputetëve të cilët përfaqësojnë 750 mijë qytetarë që i kanë votuar në 25 prill të vitit 2021.
“Për të drejtën e fjalës deputetët janë përjashtuar nga parlamenti të tjerë, në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, shpallën të përjashtuar nga grupi me urdhër të Edi Ramës, të gjitha këto. Mirëpo deputetët e opozitës përfaqësojnë 750 mijë votues të cilët në zgjedhjet e fundit votuan për forcat opozitare. Të injorosh në këtë mënyrë 750 mijë votues, të sillesh me këtë brutalitet dhe këtë armiqësi të egër ndaj tyre, nuk bën gjë tjetër veçse kërkon konfliktin e hapur. Në këto kushte, ne nisëm pardje revolucionin tonë për ta vazhduar atë në 4 anët e vendit gjer në triumfin e tij. Nuk ka diskutim që parlamenti është një epiqendër jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse kushtetuta dhunohet në parlament, nëse dhunohet rregullorja e parlamentit, atëeherë ligjet kanë marrë fund dhe mbetet gjithçka në vullnetin e një njeriu”
Vetëm një orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit dhe njëkohësisht të protestës së paralajmëruar nga opozita, Sali Berisha në një deklaratë nga selia blu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë që ai e quajti revoltë.
Duke përsëritur akuzat e tij për çështjen McGonigal, ish kryeministri tha se deputetëve të opozitës të cilët përfaqësojnë vullnetin e 750 mijë zgjedhësve, nuk u jepej e drejta për të ngritur një komision hetimor parlamentar.
“Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratike, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit. 750 mijë zgjedhës shqiptarë me datën 25 prill votuan partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste. Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, u mohohet e drejta e fjalësa dhe nuk lejohen të formojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor për të bërë transparencë. Super skandali Rama-McGonigal, ka tronditur opinionin publik në SHBA, në Europë dhe Shqipëri. Në këtë superskandal, dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali, Kjo dosje është historiku i kuptimit të kryezbuluesit të FBI-së, pagesës së tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat, e këtij korruptimi, janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA-ve po heton dhe ne kemi besim në hetimin e tij. Por është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër veçse hetimin e skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë, zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri që sot është shndërruar në fiktivitet. Por duhet që secili të rezistojë, të bashkohen me forcat e tyre për t’i dhënë përgjigjien e merituar këtij regjimi”-tha Berisha.
Ai ironizioi edhe videon e postuar nga kryeministri Edi Rama në facebook, ditën e protestës së 11 shkurtit, duke thënë se ishte një video e regjistruar kohë më parë.
“Ata që u strukën në vrimën e miut, në datën 11 shkurt, që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut dhe tallen me qytetarët. Tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme, ky është morali i tyre dhe karatkeri i tyre. Sot në orën 17:00 iu ftoj të gjithëve para parlamentit të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë saj”-përfundoi Berisha.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim ku ka këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin qarkullimin përballë Kuvendit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që Berisha ka bërë thirrje për protestë.
Në njoftimin e publikuar qytetarët amerikanë paralajmërohen për situata të paparashikueshme që mund të krijohen gjatë protestës.
Njoftimi plotë nga ambasada e SHBA:
Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – Përballë Kuvendit
Rrugë të bllokuara: Rruga George W. Bush, Bulevardi Zhanh D’Ark dhe pjesë të mundshme të rrugës së Elbasanit
Data/Ora: E hënë, 13 shkurt 2023, duke filluar nga ora 17:00
Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Ndihma:
Ambasada e SHBA-së Tiranë, Shqipëri +(355) (0)4224-7285, +(355) (0)4224-7285 (pas orarit)
https://al.usembassy.gov/us-citizen-services /
Departamenti i Shtetit – Çështjet Konsullore
+1 888-407-4747 ose +1 202-501-4444
Informacione për Shqipërinë
Regjistrohu në Programin e regjistrimit të udhëtarëve inteligjentë (STEP) për të marrë përditësime sigurie
Na ndiqni në Facebook dhe Twitter
11 do të jenë forcat e policisë të angazhuara sot për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e paralajmëruar të Berishës dhe Metës para Kuvendit, teksa pritet të fillojë seanca plenare në orën 17:00.
Mësohet se të pranishëm do të jenë edhe forcat Shqiponja dhe ato të FNSH-së. Mësohet se këto të fundit do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit. Po ashtu mësohet se rreth orës 15:00 do të ketë edhe kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, por edhe në një pjesë te ‘Rrugës së Elbasanit. Ndërsa në sheshin “Fan Noli” pritet bllokimi total i qarkullimit të mjeteve.
Po pse o sale te rruhet per njerezit me bisht... shih bizneset tua vlla se per keta mendon rama qe po i begaton ne cdo aspekt... sben dot census me se do jemi 1.6mill rob... viti 3te radhazi me tregues negativ lindshmerie... jo se nuk pallohen me shqiptaret por sja mban suma me sjell ne jete nje femije ne ket hale vend... cte plas trapi per kta morrat e kenaqur me rrogat me te ulta ne rajon
PërgjigjuCa injorance e pa par. 100 hajvan te pa tru shkojn pas nje te vdekuri dhe me e keqja me sa kuptojm do ta shoqerojn deri ne varr. Yh rrac e qenit. Dhe pale pastaj te shkosh ne Europe me keta shpellar te pa gdhendur. Keta duan edhe 70 vjet te behen njerez. Rrace????????????????
PërgjigjuSali krimineli e like hajduti u ka vajtur thika ne palc.qen kur terbohet duhet ta heqesh qafe se ndryshe te kafshon.keshtu keta qener te terbuar kane aq lek sa te paguajn dike dhe te bej gjemen.duhet kujdesnga kjo qeneri qe po ja merre shpirtin shqiperis.vdekje fashistave
PërgjigjuPer cfare heronjsh po flet mor Doktor?! Keta si moren dot me dhune seline Lulit e do merrkan Parlamentin! Pse se bejne, apo nuk duan se jane te sjellshen. Inshalla se bejne ate marrezi, se u ndodhe me keq se Seitit. Qe jane te liq e te pabese kjo po, sa per trima te hane ate qe thuhet, m***n!
PërgjigjuPd ku e ku si tja ngeci fajin te tjerve,nuk shikon njehere veten mks e kane ata fajin
PërgjigjuNjë autobot ujë duan ata, shuhen direkt.
PërgjigjuMjer ato budallenj qe ju ndjekin juve
PërgjigjuKeto jane tmerr per vendin tone
PërgjigjuTurp per opoziten qe na perfaqson
PërgjigjuIk o Sali me revolucionin tend socialist
Përgjigjume vjen keq per ato njerez qe vine per kete plakush nongrade 0 rrespekty
Përgjigjuky ska rrespekt per asnjeri ne ne dite zije ky do me bo protest
PërgjigjuNa lodhi ky idjot me kto protesta
PërgjigjuPupu ky Saliu qenka bo budall fare,Rama mundohet per mire ,ky na nxjerr namin e keq me protesta e rremuje
PërgjigjuLan nam keto te PD-se,me vjen keq qe rrethohemi nga njerez te tille
PërgjigjuDru me pre.
Përgjigju