Tre persona janë shoqëruar nga policia menjëherë pas përfundimit të protestës së sotme të mbajtur para Kuvendit. Të shoqëruarit, dyshohet se kanë qenë pjesë e personave që tentuan të çajnë kordonin e policisë. Deputetja e PD-së, Serena Koti tha se është marrë garanci që do të lirohen shpejt.
"Është protesta e radhës ku asnjë zë nuk mund të cenohet, burgoset apo shoqërohet në Komisariatet e Policisë, aktualisht janë 3 përfaqësues të Partisë Demokratike në Komisariat, por për shkak të moshës njëri prej tyre do të lirohet shpejt, dy të tjerë janë njëri i forumit dhe tjetri anëtar, të cilët janë ndaluar sepse po protestojnë për fjalën e lirë, për pluralizmin politik dhe për të mbrojtur të drejtën e fjalës.
Unë sapo dola tani bashkë me kolegët e mi nga Komisariati ku kemi marrë garanci se ata do të lirohen së shpejti sepse në fund të fundit është e drejta kushtetuese e secilit nga ne për të protestuar, qoftë Brenda parlamenti apo jashtë tij.
Kështu që askush nuk ka të drejtë për të cënuar këdo që proteston për të drejtat e tij, ne do presim këtu deri në momentin që anëtarët tanë të dalin nga ambientet e Komisariatit", tha Koti.
Lajmi kryesor:
Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu
B.V//ReportTv.al