Ish-deputeti Flamur Noka ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Ai thotë se terrori dhe krimi po sundojnë Shkodrën dhe policia vetëm numëron të vrarët.
"Shkodra sot u zgjua nën pushtetin e krimit.Terrori dhe krimi në ate qytet sundon po aq kohe sa sundon dhe “Rilindja “.Policia e Lleshit është kthyer thjesht ne intstitut statistikash që vetëm numëron të vrarët.Shkodra dhe gjithë Shqipëria ka kohe qe po digjet e Edi Rama nga Ertv-te e tij cdo dite vec del e krihet.Shqiptaret si kurre ndonjehere te ngërthyer nga pushteti i varfërisë , “Iluzionisti psiqik”ne krye te pushtetit ju tregon se jetojne ne parajsen 3D te projektuar ne imagjinaten e psiqikes se tij", shkruan Noka.
Lajmi kryesor: