‘Non grata nga SHBA por s’është dënuar’, Kim tjetër mesazh për kandidatët: Jo provë pafajësie, por provë e nevojës për reformën në drejtësi

10 Mars 2021, 20:13| Përditesimi: 10 Mars 2021, 20:15

  • Share

1615403727_uuuuuuuu.jpg

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim vijon mesazhet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në vijim të deklaraës së saj të mëparshme ku tha se disa kandidatë mund të skualifikohen ajo ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku vijon të theksojë rëndësinë që kanë kandidatët e pastër.

Për ata që nuk janë dënuar por janë shpallur non grata Kim thotë se kjo nuk është provë pafajësie por provë e nevojës së reformës në drejtësi.

"Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi“, thotë Kim.


Lajmi kryesor:

'3 persona janë shpallur 'non grata' nga SHBA', Yuri Kim: S'është çudi që disa kandidatë të skualifikohen, s’na dëgjuan të gjitha partitë! Ishim të qartë për pritshmëritë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?