'3 persona janë shpallur 'non grata' nga SHBA', Yuri Kim: S'është çudi që disa kandidatë të skualifikohen, s’na dëgjuan të gjitha partitë! Ishim të qartë për pritshmëritë

10 Mars 2021, 15:48| Përditesimi: 10 Mars 2021, 20:18

  • Share

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se nuk është çudi që disa kandidatë që garojnë për deputetë më 25 prill të skualifikohen nga gara. Kjo për shkak se disa nga partitë politike sipas saj i kanë marrë në konsideratë thirrjet e SHBA për kandidadë të pastër, por disa të tjera jo. Për verifikimin e duhur të kandidatëve, ambasadorja theksoi, se kjo tashmë është detyrë e KQZ dhe prokurorëve.

"Më lejoni të them se çështja e listave sikurse e kemi thënë  këndvështrim i SHBA është shumë i qartë dhe jo diplomatik, mendoje që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë, edhe pse jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre. Tashmë është me KQZ dhe është detyrë e tyre dhe prokurorëve që të bëjnë vetingun e kandidatëve. Nuk do të jem e habitur nëse disa prej kandidatëve e mund të s'kualifikoheshin. Po këtu qëndron fuqia përfundimtare, qëndron te votuesit. Ne fakt një përmirësim nga e shkuara është se votuesit do të kenë mundësi të votojnë jo vetëm për paritë por dhe për kandidatët e tyre", tha ajo.

Teksa ka shtuar se pritshmëritë e SHBA për kandidatët kanë qenë të qarta, Kim thekson se drejtuesit politikë duhet të marrin përgjegjësi për listat që kanë krijuar. Në këtë deklaratë Kim bëri dhe një apel për votuesit për të cilët tha se duhet të bazohen edhe te dyshimet e SHBA lidhur me kandidatët për deputetë që do ti përfaqësojnë.

 “Kjo është një javë e rëndësishme sikurse e dini sepse të hënën partritë kanë dorëzuar listën me kandidatë. Në të shkuarën mendoj se gara në Elbasan ka qenë e rëndësishme. Prandaj mendoja se ishte koha e mirë të vija vetë këtu për tu takuar me drejtuesit dhe të flisja vetë me njerëzit. Amerika ka qenë e qartë me pritshmëritë tona për kandidatët e pastër.  Është thelbësore që drejtuesit politikë marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin duke marrë në konsideratë të gjitha përcaktimet e bëra nga Shtetet e  Bashkuara.

E di që disa persona mund të thonë është e përcaktuar në bazë të ligjit të SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin se është një evidencë që mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk ka lidhje nëse SHBA pëlqen apo jo dikë. Kjo ka të bëjë me faktin se Sekretari i Shtetit ka përcaktuar që ky person përbën kërcënim për SHBA ka ardhur koha që votuesit shqiptar të mendojnë se përbëjnë rrezik edhe për shtetin shqiptar", tha Kim e cila la të kuptohet se do të vijojë turin e vizitave në të gjithë vendin.

Ndërkaq Kim shtoi se nga SHBA janë shpallur non grata 3 persona, po emrat nuk dëshiroi ti përmendë. 

"Ka 3 njerëz që sekretari i shtetit të SHBA ka përcaktuar nuk do i përmend emrat e tyre  dhe nuk do dalin nga goja ime,  por mund ju mund ti shihni dhe ti gjeni".

Ambasadorja u ndal dhe te blerja e votave duke thënë se është një problem në të gjithë Shqipërinë. Mesazhi që jep për ata që tentojnë të blejnë votën është se po "shkein ligjin dhe po turpërojnë veten".

"Blerja e votës kam dëgjuar se është një problem jo vetëm në Elbasan por në të gjithë vendin, atyre që përpiqen që blejnë votën jeni duke shkelur ligjin dhe duke turpëruar nderin tuaj. Për ata që u kërkohet të  blihet vota do ju thoja që vota juaj është pushteti juaj. Kemi folur për praktikën e zakonshme që votuesit të fotografojnë votën e tyre. Jam e kënaqur që KQZ do të ndalojë përdorimin e celularit brenda vendit të votimit dhe i takon autoriteteve  që ta bëjnë më të vështirë blerjen e votës. SHBA ka një pozicion të qartë dhe komunikimi im me liderët e partive politike janë të sinqerta dhe shumë troç sipas stilit time. Unë kam besimin që Shqipëria do të mbaje zgjedhje të lira dhe të ndershme kjo është pritshmëria ime", vijoi ambasadorja.

Fokusi i vizitës së ambasadores në këtë qytet kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit, teksa ka zhvilluar takime me drejtuesit politikë të këtij qarku, ku fillimisht është takuar me drejtuesin politik të PS-së, Taulant Balla, më pas e Gazmend Bardhin e PD-së, me kryetaren e LSI e cila është e para në listë për Elbasanin, Monika Kryemadhin. 

VIDEO/Deklarata e plotë

Ora 20:13
‘Non grata nga SHBA por s’është dënuar’, Kim tjetër mesazh për kandidatët: Jo provë pafajësie, por provë e nevojës për reformën në drejtësi

1615403727_uuuuuuuu.jpg

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim vijon mesazhet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Në vijim të deklaraës së saj të mëparshme ku tha se disa kandidatë mund të skualifikohen ajo ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku vijon të theksojë rëndësinë që kanë kandidatët e pastër.

Për ata që nuk janë dënuar por janë shpallur non grata Kim thotë se kjo nuk është provë pafajësie por provë e nevojës së reformës në drejtësi.

"Disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e nevojës për reformën në drejtësi“, thotë Kim.

Komento

Komente

  • vjosa: 10/03/2021 20:32

    Bjeru moj amerike ketyre palacove sidomos te krahut te djathte ,,,,sepse keta jane kanceri i kombit shqiptar,,,ne litar i do populli shqiptar keta....////

    Përgjigju
    • O vjos: 10/03/2021 22:46

      Ahahahhahahahahah me lot me lot, avash djathtas se mos te prishet grupi timonit. Litarin e perdorte shoku enver moj shoqe e partise, ka kohe qe ka dale nga fjalori shqip shqip

    • Partia: 10/03/2021 21:57

      Sidomos e krahut te djathtë, qenke e paanshme, sa do qeshim deri me 25 Prill, thuj Fuges te ve ngrohëse se u ftoh koha.

  • BENI: 10/03/2021 20:30

    AMERIKA TE SHPALLE SA ME PARE NON-GRATA ;SALI BERISHEN,SHKELZEN BERISHEN,,ARGITEN VAJZEN E TIJ,DHE JAMMUT MALLTEZIN,,,,TRITAN SHEHUN,,,ILIR METEN,,MONIKA KRYEMADHIN,,LULZIME BASHEN,,,TIT VASILIN,,,RULIN,,,,TOM DOSHIN,, RRAHMON RRAHJEN ,,VANGJUSH DAKON,,,CYRBEN E KRUJES ,, AGRON KULICAJN,,SEIT DOLLAPIN,,,,, SI FILLIM,,,ME VONE DO SHTOJME DHE TE TJERE....

    Përgjigju
  • Niku: 10/03/2021 17:04

    1. Tom Doshi 2. Sali Berisha 3. Monika Kryemadhi

    Përgjigju
  • O tej: 10/03/2021 16:40

    Njeni prej tyne Birisha qe ja kyer durt me gjak

    Përgjigju
  • DoRI: 10/03/2021 16:05

    Ka ndonje ligj ne Shqiperi qe po te jesh non grata nga Amerika u duhet ndalur kandidimi?

    Përgjigju
    • Biden: 11/03/2021 06:12

      Nuk ka ligj te tille po America duhet te fusi hundet kudo dhe te na hiqet si democratike. Nuk shikojne "perzgjedjet" ( se zgjedhje nuk ishin) e tyre qe instaluan nje "president" kukull po rrijne e na japin mende neve. Ik moj jurije shiko ameriken qe po behet si kina he te te keqen.....

    • Lala: 10/03/2021 20:11

      Jo nuk ka ashtu ligji.po la nje ligj te pashkruar qe po e krujte me usa I Ben gropen vetes.nese do raste ke serbin grekun koren iranin afganistanin irakun.te mjaftojn te shikosh se cu beri kujt me arm e kujt me embargo qe te kuptosh pse skemi byth ta kundershtojm USA

    • Dori: 10/03/2021 18:22

      A te marrsha te keqen e truve te tua o Dhori i madh...

    • Dhori: 10/03/2021 17:17

      Nuk te mjafton percaktimi ligjor Amerikan ty per kete..?? Shqiperia nuk eshte prone e banditeve qe bejne ligjet qe duan perveten tyre , duke qene me parlament nderkohe qe kthejne krime...ligji Amerikan eshte edhe i yni madje eshte I perbotshem Dori vogel..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?