Norvegjia do të furnizojë Ukrainën me tetë tanke Leopard 2, si dhe municione, pjesë këmbimi dhe katër automjete. Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Oslos, duke bërë të ditur detajet e kontributit të saj në forcimin e ushtrisë së Kievit. Ministria e mbrojtjes e Norvegjisë, megjithatë, nuk specifikoi se kur do të dorëzoheshin tanket, por ministri Bjorn Arild Gram, aktualisht në Bruksel për një takim në formatin Ramstein, tha për mediat norvegjeze se do të ishte i afërt.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Mediat e huaja: Tre avionë luftarakë rusë u kapën mbi Poloni! Norvegjia: Rusia ka dërguar nëndetëse me armë bërthamore në Baltik
F.D/ReportTv.al