Barcelona dhe Interi barazuan 3-3 në aktin e parë gjysmëfinal të Champions League. Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Sommer (autogol) shënuan golat për Barcelonën, ndërsa Dunzel Dumfires shënoi dy herë e Marcus Thuram një herë për Interin.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas 'SofaScore' ishte anësori i Interit, Dumfries me notën 9.0, që përveç golave dhuroi edhe një asist.
Paraqitje të mirë te Interi zhvilluan edhe Yann Sommer me notën 7.7 dhe Thuram e Francesco Acerbi me notën 7.0. Te Barcelona pa dyshimin lojtari më i mirë ishte Yamal me notën 8.5, ndërsa pas tij ishin Pedri (8.1) dhe Raphinha (7.9). Ndërkohë që bie në sy paraqitja e dobët e shumë yjeve të Interit dhe Barcelonës.
Notat sipas "SofaScore"
Komente
