Reus dhe Hummels (qendër)

NOTAT/ 'Plaku' Hummels më i miri në dy ndeshje radhazi, mbrojtësi dhe Reus rikthehen në finale me Dortmundin

8 Maj, 11:01| Përditesimi: 8 Maj, 11:03

  • Share

Dortmundi është finalisti i parë i këtij edicioni në Champions League. Verdhezinjtë do luajnë finalen e tretë në këtë turne, kjo pas suksesit në 1997 dhe humbjes në 2013 kundër Bayern Munich.

Pikërisht 11 vite më parë të vetmit që i kanë rezistuar kohës për verdhezinjtë janë Mats Hummels dhe Marco Reus, me një diferencë të vogël, mbrojtësi u largua për tre vite te Bayern Munich nga 2016-2019 dhe më pas u rikthye.

Dortmundi në 2013 dhe 2024

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, "plaku" Hummels u shpall "Njeriu i Ndeshjes" dhe kishte notën më të lartë (8.5) edhe në fitoren e djeshme 0-1 kundër PSG-së në ndeshjen e dytë, duke vendosur gjithçka me golin e tij.

Paraqitje të mirë te Dortmund bënë edhe portieri Gregor Kobel, mbrojtësi Nico Schlotterbeck apo edhe Julian Brandt në mesin e fushës.

Notat e ndeshjes

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?