Damian Gjiknuri, kandidat për deputet në Vlorë

Politikë

Novoselë, Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës do të sjellë zhvillim ekonomik! Kërkoj një votë mirënjohjeje!

24 Prill, 15:37| Përditesimi: 24 Prill, 16:38

  • Share

Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Njësisë Administrative Novoselë. Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se, investimet e implementuara në qarkun e Vlorës, janë tregues i zhvillimit të mëtejshëm të këtij qarku.

Referuar situatës zgjedhore dhe alternativave që i ofrohen elektoratit, Gjiknuri theksoi se,

"Unë jam shumë i lidhur me Njësinë Administrative Novoselë dhe dëshiroj që të kem një votë masive për Partinë Socialiste, por edhe për veten një votë mirënjohjeje nga ju. Dua të kem peshën politike për të vazhduar ato punë të mira që kemi nisur bashkë. Nëse unë jam modeli socialist, politik, pse mos ta kem mbështetjen e Qarkut të Vlorës? Për të ofruar dhe shembullin, që vlonjatët kërkojnë këtë model politikani, me këtë personalitet politikani. Më 11 Maj, ne kemi alternativa politike që i kemi shumë të qarta: alternativa e të kaluarës që përfaqësohet nga Sali Berisha këtu tek ju, ai emër nuk thotë gjë. Çdo fjalë që thonë ata, është një premtim bosh. Çdo votë për parti të tjera përtej PS është votë e hedhur dëm. Unë si Damian, ju garantoj një gjë:  me kandidaturën time, me personalitetin tim politik, unë e kam fuqinë dhe zërin e fortë për zgjidhjen e problemeve të komunitetit. Juve ju duhet një njeri me peshën e duhur politike që t'ju përfaqësoj denjësisht. Mos dëgjoni kur iu thonë se, është i dalë Damiani. Jo, Damiani del vetëm me votat tuaja. Ju ma jepni forcën dhe peshën politike. Më 11 Maj, votoni Partinë Socialiste dhe kandidaturën time".

"Sot jemi me një aeroport që po përfundon, me një rrjet energjetik të përfunduar dhe me akse rrugore, përgjithësisht të asfaltuara. Kemi akoma për të bërë. Unë kam ardhur në Vlorë, për të bërë akoma më shumë me ju, me programin dhe alternativën e Partisë Socialiste për Vlorën. Njësia juaj është shembull konkret i zhvillimit masiv që po pëson. Hapja e aeroportit, do të sjellë ekonomi. Do të zhvillohet e gjithë zona. Në krye të disa viteve, zona juaj do të ketë një vlerë edhe më të lartë nga ana ekonomike. Pasuritë tuaja do të jenë edhe më të vlerësuara. Interesi për punë do të jetë edhe më i madh. Ku ka aeroport, ka një zhvillim masiv. Është zinxhir i tillë ekonomik që shpërndahet në të gjithë zonën. Ju, do të jeni njësia që do të përfitoni më shumë. Kjo është falë veprës së qeverisë së Partisë Socialiste. Do të jeni porta hyrëse e Europës në Aeroportin e Vlorës, në Novoselë. Kjo është një krenari për të gjithë zonën. Për Partinë Socialiste, një votë mirënjohje, duhet të jetë masive nga e gjithë Njësia Administrative Novoselë. Ne do të vazhdojmë projektet zhvillimore për zonën. Edhe me projektin e ujësjellësit,  do të merrem vet, që investimi të përfundojë, ashtu siç qytetarët presin që, projekti të vihet në funksion. Gjithashtu, prioritetet e qeverisë për këtë mandat të katërt qeverisës janë mjaft në favor të zhvillimit të mëtejshëm. Futja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nënkupton shumë fonde nga BE që do të investment këtu, në sektor të ndryshëm. Kjo mundësi e artë mund të bëhet vetëm me PS".

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?