Ina Majko

Politikë

Nuk arriti të zgjidhet deputete në Vlorë, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

2 Korrik, 18:07| Përditesimi: 2 Korrik, 18:54

  • Share

Ina Majko, kandidate në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës dhe pjesë e komunitetit rom, është emëruar sot zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Majko nuk arriti të zgjidhej deputete në Vlorë, edhe pse nga lista e socialistëve në parlament u përzgjodhën 9 deputetë, një numër rekord në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, nga detyra është shkarkuar Niko Hyka, duke hapur kështu rrugën për ndryshime në ministri.

Majko ka qenë e njohur si aktiviste e e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom. Ina Majko ishte pjesë e listës jo të sigurt të Partisë Socialiste në Vlorë, ku përfaqësonte komunitetin rom.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës së 11 Majit, tha se edhe nëse ajo nuk zgjidhej deputete, do të ishte pjesë e qeverisjes.

V E N D I M 
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 02/07/2025 21:07

    E KA MERITU, KA BA SHUMË PËR KTË VEND... KUDO QË KA PUNUAR KA QENË ME REZULTATE TË LARTA NË PUNË.... SIDOMOS KUR KA PUNU PËR TIK-TOK.... E MERITON EDHE PËR MË LART...

    Përgjigju
    • Niku: 03/07/2025 08:59

      Ne fakt duhej te vendoste ty se dukesh shume i zgjuar nga komenti.. fillo dhe ti me tiktok se nuk i dihet ke shume shance te behesh i njohur.

  • A...Zh: 02/07/2025 20:15

    Urime e suksese megjithe zemer vajzes!

    Përgjigju
  • Eri: 02/07/2025 18:21

    Urime!

    Përgjigju
    • I.k: 03/07/2025 10:03

      Urime për zv. Ministren Ina Majko

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?