Paratë e sekuestruara

Kronikë

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, nën hetim 56-vjeçari

28 Janar, 13:25| Përditesimi: 28 Janar, 13:35

  • Share

Vlorë-Një 56 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk deklaroi 20 mijë e 345 euro në portin e Vlorës.

Paratë u gjetën nga policia pas kontrollit fizik dhe kontrollit të kryer në makinën e tij.

Blutë sekuestruan shumën e parave në cilësinë e provës materiale.

"Specialistët e Seksionit të Hetimit dhe ZMPKT Vlorë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 56 vjeçe, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në portin e Vlorës, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. Sh. dhe kontrollit në automjetin e tij, gjetën 20 345 euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tana: 28/01/2025 13:34

    Kjo eshte grabitje qe u behet qytetarve ne emer te ligjit te pastrimit te parave. Dhe ato para shkojne ne projecte te .... mobilimit te vilave te qeveritarve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?