Të moshuarit në Tiranë kanë dalë vet nga shtëpia për të bërë pazare e për të blerë ilaçet. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se janë të vetmuar dhe se kanë tentuar të telefonojnë numrin që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të tyre, por se nuk u është përgjigjur njeri.
"U mundova ta bëj dhe nuk e bëra dot, se nuk dija ta bëjë me telefon. Nuk më ka ardhur njeri në shtëpi. Nuk ka kush të ma bëjë pazarin, se jam vetëm".
"Bashkia të vijë në shtëpi. Jemi pleqni, mua po më bi tavani i shtëpisë. Vetëm jam. Çupat i kam por jam vetëm në shtëpi. As shtëpinë s'ma ka parë bashkia, as ndihma nuk na ka dhënë bashkia. Çfarë të bëjmë mo shpirt i nënës, ku të mbytem"
"Ke shumë të drejtë nuk lejohet të dal, po shkova të marr ilaçet, i rashë numrave por nuk punonin. Nuk ka njeri kush të mi marrë ilaçet se kanë ikur të gjithë jashtë shtetit"
"Numri i bashkisë nuk del, me llafe po. Herë dal unë, herë del plaka", shprehen disa nga pensinistët që gazetari Merin maçi intervistoi pranë tregut në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Të interesuar pranë Bashkisë së Tiranës, mësohet se për numrin e gjelbër 0800 0888 është shtuar orari i shërbimit duke e kthyer në 24 orë për çdo ditë të javës. Bashkia e Tiranës i kërkon qytetarëve që nëse linja del e zënë në atë moment, ta provojnë serish pak me vonë, pasi kjo vjen nga fluksi i telefonatave.
Situatën e vështirë ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi, përveç kategorive të tjera, po e ndiejnë shumë edhe romët. Në Berat ata janë mbledhur në shesh pranë banesave të tyre për të pritur ndihma ushqimore nga bashkia.
Sic shihet edhe nga pamjet romët janë mbledhur në grupe dhe nuk kanë respektuar asnjë lloj distance, pa maska dhe pa dorashka. Gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar dhe kërkojnë qe t'iu vihet në dispozicion një ndihmë sociale, që deri tani nuk iu është dhënë.
Sot në ditën e dytë të masave të reja kufizuese në qytetin e Korçës ka shumë pak këmbësorë dhe automjete.
Pothuajse të gjithë qytetarët kanë dalë vetëm për blerjen e ushqimeve të shportës dhe barnave, ndërkohë grumbuj dhe dyndje të qytetarëve nuk sheh askund. Edhe pse ka nga ata që kanë dalë pa lejen përkatëse, për arsye të ndryshme, dikush sepse nuk di të përdorë aplikacionin, dikush sepse përgjigjja ende si ka ardhur, sërish nxitojnë të mbarojnë pazaret dhe të vetizolohen. Më të pakët janë sot pensionistët që sheh krahasuar me ditën e djeshme, por kanë dalë vetëm për furnizim me ushqime dhe barna.
Nuk sheh në Korçë qytetarë që lëvizin pa arsye, që kanë dalë për shëtitje apo qytetarë të shkujdesur. Korçarët janë ndërgjegjësuar ndoshta sepse tani edhe rrezikun e Covid-19 e kanë pranë me një numër të lartë të prekurish.
Në Fier ka pasur më pak lëvizje, kryesisht në banka apo sportele për të paguar dritën dhe ujit. Të moshuarit sërish bëjnë rezistencë, duke mos respektuar urdhrin që të qëndrojnë brenda, madje ka edhe nga ato që janë të pakënaqur me ndihmën e Bashkisë.
"Na pruri Bashkia 2 kg miell, 2 kg makarona, nuk është turp rri pa ngrënë? Jetoj me plakun dhe çupën e sëmurë. Jo s'kam marrë leje për të dalë në qytet? Nuk di të aplikoj ne jemi të dy qorr, sot erdha se kam çupën 50-vjeçe për të marrë lekët Vajti data 1 ne jemi pa ngrënë pa pirë, 2 kg miell na dërgoi Bashkia për turp të Zotit, 2 kg oriz, 1 pako makarona dhe 2 kg vaj, tërë muajin ça do ha. Ça do më kap policia, policia të më jap për të ngrënë", tha e moshuara.
Një tjetër qytetare shprehet se nuk e ka marrë ende kempin, pasi nuk ka fond Bashkia. Ajo rrëfen se kempi është e vetmja e ardhur që ka dhe në këtë të muaj të vështirë, nuk ka asgjë për të ngrënë.
"Dua lekët e kempin, dritat s'kam paguar, ujin s'kam paguar. Na thonë nuk ka, po bëj ditë që po interesohem. Unë jam vetë, me ça të ha, vetëm të helmojë veten", tha qytetarja.
Z.Rama perdori autobuzet e mikrobuzat .Perdori per pensionistet ti merrni ne baze te adresave e cojini ne markete o pazare nje ore ,per te blere ,te pakten nje here ne jave,organizoni kete nisme ne baze pallati,rruge ose blloku,dhe pastaj cojini prape ne shtepi ,te pajisen me maska,doreza dhe nje polic te jete me ta me emmrat e tyre ne liste e numrat e telefonave te tyre.
PërgjigjuPo pra po kryeministri eshte ne qiell te 7 tani nga falenderimet dhe bythlepirjet e mediave per 30 mjeket qe coi sikur shpiku vaksinen ska koh per ne qytetaret shpresoj ata mjeket te kthehen prap mos na braktisin. Vend cudirash ketej ankohen sdo keni mjek ketej cojn mjek jasht
Përgjigju