Nuk dinë nëse do shembet apo rikonstruktohet, banorët protestë përpara Bashkisë Durrës për pallatin e dëmtuar nga tërmeti

15 Shtator 2020, 12:15| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 18:10

  • Share

Po bëhen 10 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe shumë qytetarë të Durrësit nuk e kanë ende një përgjigje për shtëpitë e shkatërruara.

Të tillë janë banorët e pallatit "Desla", që protestuan sërish  përpara bashkisë së Durrësit.

Është kategori DS4 dhe ai duke qene një kategori kaq e rëndë çfarë do bëhet me ketë pallat”, shprehet banori Olgert Çelbeqiri.

Ky pallat ndodhet në lagjen 18 të qytetit bregdetar, në vendin e njohur si "fusha e rërës".Nga ekspertiza e kryer  pas tërmetit nga inxhiniere francezë objekti u klasifikua me dëmtime të shkallës DS4, por banorët kërkojnë një analizë të thelluar nga Instituti i Ndërtimit.

Kështu kanë thënë inxhinierët që e kanë parë  duke filluar nga ekipi francez, problemi që vuri në dukje është  i cili tha diafragma,në pjesën e bodrumit duhet të ishte vazhduar deri lart  në tarracë, ndërkohë që pallati nuk ka asnjë bërthamë. Ky është shqetësimi kryesor", thotë Ardit Dulemata.

Ata janë shpërngulur nëpër shtëpi me qira, ndërsa frika më e madhe mbetet nëse do të mund të jetojnë sërish të sigurt në banesat e tyre.

Një pallat me 105 apartamente, me 70 -80 familje që jetojnë aty të kthehet në fantazmë dhe ku ne qytetin e Durrësit, se aty kushdo qe te vij i sheh dëmtimet sheh çdo lloj problematike që ka aty”,shprehet banori Nasild Alikaj.

Nga ekspertiza fillestare, pallati 11-katësh, me 108 apartamente u shpall i pabanueshëm me dëmtime të shumta, por të riparueshme. Prej muajsh banorët insistojnë që Instituti i Ndërtimit të kryejë rivlerësimin e objektit. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?