15 banorët e pallatit nr.8 në lagjen 5 të Durrësit, që u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, kanë çuar në SPAK denoncimin, ku akuzojnë disa ish drejtues të bashkisë, mes tyre edhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako si dhe strukturat që kanë lëshuar lejen e ndërtimit të këtij pallati.
Avokati i banorëve, Baftjar Rusi pasi dorëzoi kallëzimin nën SPAK shpjegoi se aty janë denoncuar disa ish funksionarë të Bashkisë Durrës dhe struktura të subjekteve private që përmes korrupsionit kanë lejuar që një pallat, të cilit iu dha leja vetëm për 10 kate, janë ndërtuar 14 kate si dhe i janë shtuar garazhde.
Sipas avokatit ku kallëzim shkon në SPAK pasi në të përfshihen 10 akuza mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, tortura, grup i strukturuar kriminal dhe akuzohen si të përfshirë dhe ish punonjës dhe funksionarë të Bashkisë Durrës.
Në dokumentet e siguruara nga Report Tv të akuzuarit në kallëzimin e banorëve të Durrësit dërguar në SPAK janë:
Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako
Sekretari i KRT-së Adhurim Qehajaj
Punonjësit e bashkisë Durrës, personat që kanë marrë në dorëzim dhe dhënë lejen e shfrytëzimi të kësaj godine
Kryetarja e bashkisë në detyrë, Emiriana Sako
Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.
"Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet", tha avokati
Pse kjo çështje erdhi në SPAK dhe nuk po hetohet nga Prokuroria Durrës, Avokati sqaroi se prokuroria e Durrësit po heton vetëm veprën për shpërdorimit të detyrës për katet shtesë të pallatit dhe jo të gjitha akuzat që janë në kallëzimin e SPAK.
Gjushi te pallati i vet, ju dha te gjitheve kompensim , mw shume sec ishte demi, dhe s ndjehet njeri
Përgjigju