Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u nxorrën në pritë përmes nëj mesazhi në vitin 2020 kur edhe u vranë, në vendin e quajtur tregu i mjeteve ne Shënevlash Durrës, në makinën tip Golf.
Në dosjen që Report Tv e ka lexuar thuhet se përpara se të vriteshin viktimat ishin nisur nga banesa e tyre në Spitallë për në rrugët e fshatit Shënevlash. Më pas gjatë kohës që ishin në lëvizje me mjetin e tyre në vendin “Tregu mjeteve” autorët e ngjarjes i kanë ndjekur dhe me pas parakaluar me një automjet dhe në shkëmbim e sipër i kanë qëlluar me armë zjarri automatike. Si pasojë e plagëve të shumta viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Kufoma e Besmir Haxhisë është fiksuar në sendilje te shoferit kurse kufoma e Viktor Haxhisë në sediljen e parë. Në telefonin e Besmir Haxhisë është gjendur sms e një të panjohuri dhe të paregjistruar si emër i cili i thoshte “po të pres te tregu i makinave në Shënevlash”.
Ky numër ka rezultuar i loguar disa ditë me parë se të ndodhte ngjarja. Nga ekzaminimet e kryera, është konkluduar se ky numër ka qenë në përdorim nga Klevis Alla. Alla është pyetur nga policia dhe ka pranuar të tregojë dhe të dëshmojë rreth ngjarjes, duke deklaruar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe Altin Ndoci, Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
Ashtu si Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj dhe Klevis Alla pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë.
Klevis Alla fillimisht implikonte veten të hetuarit Talo Çela, Altin Ndoci dhe një person të quajtur Ilir me nofkën Bubi. Më pas ai ka saktësuar shtetasi të cilit ai fillimisht i kishte atribuuar nofkën Bubi, ishte në fakt i hetuari Nuredin Dumani. Këtë fakt ai e argumenton për arsye se Nuredin Dumani ishte një person shumë i rrezikshëm të cilin ai e njihte shumë mirë i cili kishte shumë njohje dhe lidhje në policinë e Durrësit dhe ai kishte shumë frikë prej tij. Po kështu ka deklaruar se Nuredini e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit se do i vriste motrën.
Lajmi kryesor:
Dosja 'Plumbi i Artë'/ Ardjan Uzuni porositi vrasjen e Filip Gjeloshit për 50 mijë €! I penduari i drejtësisë, Hoxhaj: Ishte me një grua në makinë, ndaj nuk qëllova më
K.T.//ReportTv.al