Politikë

‘Nuk është festë veç për SHBA!’ Akademia Politike e PS uron me këngë Edi Ramën për 61-vjetorin: Ndalu pak për ditëlindje se s'je robot, o shok! (VIDEO)

4 Korrik, 12:08| Përditesimi: 4 Korrik, 12:32

  • Share

Katër korriku nuk është vetëm festa e SHBA-ve, por edhe e ditëlindjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Këtë motiv ka gjetur Akademia Politike e Partisë Socialiste për t’i bërë një urim të veçantë dhe ndryshe kreut të selisë, duke i dedikuar edhe një këngë, që e shoqëron me një videoklip ku shfaqen momentet më pikante, nga fotot e Ramës fëmijë, te nisja e karrierës së tij politike, fitorja e zgjedhjeve të 11 majit në mandatin e katërt si kryeministër, apo edhe në atë që e portretizojnë si njeri të artit, ngjyrave dhe fjalës.

Një Rama piktor, skulptor, picier, por edhe ekologjist duke mbledhur plehrat dhe zbukuruar muret.

Duke luajtur bilardo, duke ngritur dolli, në kërcëim, punë dhe në atë takim historik me 47 lider botërorë në Samitin e Tiranës, nën moton ‘punë dhe vetëm punë’, teksa autorët i bëjnë thirrje që të ndalet pak për ditëlindje, se “s’je robot, o shok!’, e mbyllin me një batutë të Ramës për vartësit nga një moment në zyrë:

“Ik, shkoni në punë, shkoni...!”

Vetë kryeministri e shoqëron këtë videoklip në faqen e tij të rrjetit social Instagram:

“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”, lexohet aty.

Teksti i këngës:

“Sot 4 korriku! Nuk është veç për USA (SHBA), se edhe Shqipëria ka një festë që s’harrohet!

Edi Ramës që s’të ndal dot kjo kohë që fluturon, sot ditëlindjen si kryeministër në 4 mandate sot i urojmë!

Kryeministër i artit, i fjalës dhe i ngjyrës. Një vizion në zyrë, një ide në çdo mur. Shqipëria ecën, s’kthehet më mbrapa, se Partia Socialiste është timoni dhe ti je energjia e saj.

Nga fjalimet e gjata, tavolina e punës. Nga kritikat me stil, kritikat pa frikë. Me kostum a me tuta, me lapsin gjithmonë gati.

Në zyrë, në Facebook, je gjithmonë non-stop aty. Në një datë që përkon me flamuj, me histori, ti ke shkruar një tjetër emër të Shqipërisë në një ëndërr europiane që nuk shuhet asnjëherë.

Një vend që pret martesën por që s’heq dorë asnjëherë. Në një datë që përkon me flamuj dhe histori, ti ke shkruar një tjetër emër të Shqipërisë, me një ëndërr europiane.

Me një ëndërr europiane që nuk shuhet asnjëherë, një vend që pret martesën por që s’heq dorë asnjëherë.

Dhe sot ne nuk harrojmë nga fjalimet dh tensionin, është dita jote, një çast për reflektim, është dita jote me urime pa mbarim.

4 është numër me fat dhe kjo nuk të mjafton, Tiranë-Bruksel-Berlin, me agjendë si maratonë, po për ditëlindje ndalu pak, se s’je robot, o shok!

(shfaqet Rama në fund me batutën nga zyra: Ik, shkoni në punë, shkoni...!)".

Postimi i Edi Ramës në Instagram

(lajmi ne perditesim...)

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?