Nuk është ish-bashkëshorti i viktimës! Kush është autori i dyshuar që masakroi familjen shqiptare në Greqi, preu dritat para krimit makabër

3 Mars 2022, 12:14| Përditesimi: 3 Mars 2022, 13:29

  • Share

Policia greke po heton vrasjen e 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se as ish-bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur me dy fëmijët dhe bashkëshortin, nuk rezulton të jetë autori.

Burime nga mediat bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Trupat e 32-vjeçarit dhe 37-vjeçares janë gjetur në një rimorkio në magazinën e shtëpisë, ndërsa fëmija trevjeçar është gjetur në një shtrat në magazinë.  Viktimat ishin mbështjellë me batanije pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes.

Ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, është gjetur i pajetë brenda në shtëpi nga vëllai i tij 12-vjeçar. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara nga plagë me armë zjarri.

Zbardhja e ngjarjes është çështje kohe kjo pasi grupi i hetimit ka shfrytëzuar dëshmitë e fqinjëve si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe janë në kërkim të autorit.


Lajmi kryesor:

Vishet me mister tragjedia! Kush e vrau familjen shqiptare Greqi?! Fëmija i tretë që i gjeti të vdekur lutej për ndihmë me vëllain e vogël në krahë! Autori tentoi të zhdukë kufomat


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?