Vishet me mister tragjedia! Kush e vrau familjen shqiptare Greqi?! Fëmija i tretë që i gjeti të vdekur lutej për ndihmë me vëllain e vogël në krahë! Autori tentoi të zhdukë kufomat

3 Mars 2022, 09:27| Përditesimi: 3 Mars 2022, 12:24

  • Share

Skena thrilleri janë ato që kanë ndodhur në Greqi në Andravidë, kur një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes. Armando, 32-vjeç dhe Maria Kloci, 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç u vranë mbrëmjen e kaluar në Greqi.

Sipas vlerësimeve të para të hetuesve, pasi kanë mbledhur të dhëna, duket se kanë rrëzuar skenarin fillestar të vrasjes, se babi ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijeve e më pas ka vrarë veten. Kjo pasi në trupat e dy bashkëshortëve janë gjetur në magazinën e banesës dhe pranë tyre nuk është gjetur asnjë armë.

Kjo tregon se katër anëtarët e familjes, janë viktima të një vrasje, të vrarë nga një person tjetër dhe dyshimet janë se autor është ish-bashkëshorti i 37-vjeçares Maria, i cili tashmë është në kërkim.

Media greke shkruan se autori i transportuar kufomat e çiftit dhe njëri prej fëmijëve në magazinën e shtëpisë dhe ka dashur që t’i ngarkojë në një trajler për të zhdukur gjurmët. Por duket se nuk ka arritur që ta kryejë planin e tij të sëmurë, pasi diçka e ka trembur. Foshnja u gjet e pajetë në krevat fëmijësh. Nga ana tjetër, në fshat raportohet se autori i vrasjes mund të jetë edhe ndonjë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje.

Megjithatë hetimet për vrasjen kanë marrë një kthesë tjetër. Burime nga mediat bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Detajet e krimit janë edhe më tronditëse, pasi dëshmitarët okularë thonë se 12-vjeçari gjeti nënën, babanë dhe dy vëllezërit të mbuluar në një pellg gjaku. Ai madje ka nxjerrë vëllain e vogël në rrugë duke dhe ka kërkuar ndihmë më dëshpërim nga kalimtarët.

12-vjeçari pritet të merret në pyetje në prani të një psikologu, për atë se çfarë pa në shtëpi si dhe për marrëdhënien e babait me nënën, si dhe marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin, që është edhe babai biologjik i tij. Sot në Patra pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave.

Ora 12:14
Nuk është ish-bashkëshorti i viktimës! Kush është autori i dyshuar që masakroi familjen shqiptare në Greqi, preu dritat para krimit makabër

Policia greke po heton vrasjen e 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se as ish-bashkëshorti i 37-vjeçares që u gjet e vdekur me dy fëmijët dhe bashkëshortin, nuk rezulton të jetë autori.

Burime nga mediat bëjnë me dije se dyshimet tashmë bien mbi pronarin e banesës. Ai kishte debatuar me çiftin dhe i kishte kërkuar të largoheshin nga banesa. Autoritetet greke dyshojnë tek ai sepse e njihte mirë banesën. Para se të ekzekutonte viktimat, autori kishte prerë energjinë elektrike.

Trupat e 32-vjeçarit dhe 37-vjeçares janë gjetur në një rimorkio në magazinën e shtëpisë, ndërsa fëmija trevjeçar është gjetur në një shtrat në magazinë.  Viktimat ishin mbështjellë me batanije pasi pritej që t’i largonte, por mbetet e paqartë përse plani i autorit është lënë në mes.

Ndërsa fëmija tjetër, dy vjeç, është gjetur i pajetë brenda në shtëpi nga vëllai i tij 12-vjeçar. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara nga plagë me armë zjarri.

Zbardhja e ngjarjes është çështje kohe kjo pasi grupi i hetimit ka shfrytëzuar dëshmitë e fqinjëve si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe janë në kërkim të autorit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ezopi: 03/03/2022 13:56

    S'ka nevoje te shohesh se c'behet ne bote per te kuptuar qe civilizimit modern po i vjen fundi. Mjafton te lexosh komentet e njerezve ne rrjete.

    Përgjigju
  • Kakak: 03/03/2022 11:31

    Se di si e ben zemren gur ai i madhi dhe ju paguan me keto shkrime

    Përgjigju
  • Donald Trump: 03/03/2022 11:01

    O "Arberori"... Fjala Tragjedi, Tragjedia ne gjuhen Shqipe eshte Emer ne Gjinine mashkullore dhe shkruhet me te madhe!!! Po ashtu Fjala Shkrim, Shkrimi eshte Emer ne Gjinine mashkullore dhe shkruhet me te mache!!! Para se te flasesh per Gabimet e te tjereve dhe para se ta percjellesh ne Redaksi Shkrimin tend lexoje me Vemendje ate qe ke shkruar!!! Cfar kam shkruar nuk eshte Kritik, por nje Keshille e mirefillte prej meje, Faleminderit per Mirkuptimin.

    Përgjigju
    • adminGPON: 03/03/2022 16:30

      Ha ha ha, sa kam qeshur me lot... Ku e ke mësuar shqipen shoku... ne Rusi???

    • @Donald Trump Topja: 03/03/2022 11:47

      Para se të gjykoni dynjan kontrolloni dhe veten cfar shkruani... Të fala gomerëve.

  • Alb: 03/03/2022 10:21

    Greqi e sapi. Popull jetim

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/03/2022 09:55

    Ngushëllime për këtë tragjedi! Dhe ju lutem pse av shumë gabime në shkrim…?

    Përgjigju
    • Abetare: 03/03/2022 10:54

      Sepse edhe ti shkruan shume bukur edhe pa gabime

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?