Një pedagog ka humbur jetën në moshë të re si pasojë e COVID-19 në Universitetin e Gjirokastrës.
Pedagogu Luis Seiti nuk ka mundur që ta fitojë dot betejën me virusin COVID-19. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të pedagogut e ka bërë me dije ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.
"Me keqardhje të madhe mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Luis Seiti, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes, miqve dhe të afërmve.
Covid-19 po u merr jetën edhe moshave të reja. Pandemia po merr përmasa edhe më të frikshme. Mjaft me fjalë boshe duhet strategji për të mbrojtur sa më shumë jetë.
Nuk mund të lihet situata në rënie të lirë. Siguroni vaksina. Kufizimi i orarit dhe maskat nuk mjaftojnë.
Janë në rrezik jetë njerëzish dhe shëndeti publik. Për 11 muaj nuk vutë në zbatim asnjë strategji. Lini propagandën dhe krijoni urgjentisht një strategji efektive që të mos dëgjojmë lajme të tilla humbje jete që na trishtojnë e pikëllojnë të gjithëve'- shkruan Tavo.
Lajmi kryesor:
Të infektuar me COVID, humbin betejën 2 mjekë, një prej tyre neuropsikiatri i njohur në Elbasan! Ndërron jetë edhe një pedagog
M.Q./ReportTv.al