Nuk i ka votat në Kuvend, mazhoranca shtyn votimin për 2 marrëveshjet e rëndësishme në Kuvend

13 Prill 2023, 16:31| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:42

  • Share

1681392476_finalprojekt.00054721.Still035.jpg

Miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë dhe marrëveshja e huasë nëpërmjet Shqipërisë dhe bankës gjermane, KFË për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal”, janë shtyrë për seancën e radhës. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se e bëri këtë kërkesë pasi donte që opozita të ishte e pranishme. Mirëpo, duhet thënë se mazhoranca nuk i kishte votat pasi duhej shumicë absolute (71 vota). Shumica e deputetëve socialistë dhe demokrat nuk ishin të pranishëm në sallë.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Berisha akuzon Ramën për atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës! Balla: Bëj denoncim ose hesht! Miratohen fondet për partitë për fushatë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?