Mbrojtësi i Famalicao në Premierligën e Portugalisë nuk ishte pjesë e listës që trajneri Sylvinho shpalosi këtë mesditë, për ndeshjet që Kombëtarja luan kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe pak ditë më vonë.
25-vjeçari i prapavijës ka treguar se një dëmtim i lehtë i ditëve të fundit ka bërë që ai mos jetë pjesë e ekipit, me ftesën që duket se nuk ka munguar nga braziliani i stolit.
"Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi. Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema", njofton Mihaj në kanalet e komunikimit.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2024, kundër Moldavisë më 17 nëntor (në transfertë) dhe Ishujve Faroe tre ditë më pas në Tiranë. Kuqezinjtë janë thuajse në fazën finale të Europianit, teksa një pikë në transfertën moldave do bënte që për herë të dytë të siguronim edhe zyrtarisht finalet e një Europiani, pas Francë 2024.