Politikë

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

17 Shtator, 20:38| Përditesimi: 17 Shtator, 20:42

  • Share

1758134504_640060469d5ca7341.jpg

Mesila Doda

“Nuk jam deputete e PD-së”, thotë Mesila Doda në një reagim lidhur me vendimin që mori për të qenë deputetë e pavarur.

Doda pretendon se nuk është konsultuar për grupet e krijuar në parlament, ndërsa thekson se do të vazhdojë të mbrojë kauzat e opozitës dhe PDIU-së.

“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU-së. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do të vazhdoj të mbaj kauzat e opozitës dhe të PDIU-së. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar sikurse ishte ne zgjedhje ku do ishte normale te ishim të gjithë pjesë”, shprehet Doda për Top Channel.


Lajmi kryesor:

Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën, do jetë deputete e pavarur edhe pse e futi në listë të sigurt! Zbulohet EMRAT e grupit të tretë parlamentar të opozitës


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?