Rinis me të njëjtin gjyqtar seanca ndaj Henri Çilit dhe të arrestuarve të 'Mezhgoranit'...Si u shmang konflikti i interesit

1 Mars 2020, 14:11| Përditesimi: 1 Mars 2020, 15:35

  • Share

U përzgjodh në moment të fundit gjyqtar i çështjes, por Dritan Hasani ka kërkuar tërheqjen pasi tha se ka qenë shok klase në fakultet me Betim Shkupin, administratorin e UET-së, një nga të arrestuarit e operacionit "Mezhgorani". Pak pas orës 12:00 menjëherë pasi 30 të ndaluarit, mes të cilëve edhe botuesi i njohur dhe pronari i UET-së, Henri Çili bënë prezantimin para gjykatës, gjyqtari Hasani paraqiti kërkesën për të mos qenë ai personi që do të caktojë masën e sigurisë pikërisht për shkak të lidhjes miqësore me Shkupin administrator i "European Education Initiative Holding", që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar.

Pas 30 minuta pushim rinisi sërish seanca ndaj 30 të arrestuave të operacioni "Mezhgorani". Gjyqtar i çështjes qëndroi Dritan Hasani, por vetëm për Betim Shkupin do të zgjidhet një gjyqtar tjetër.


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?