Gjatë bashkëbisedimit në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar edhe kandidatë të Partisë Socialiste në Roskovec.
Mes të ftuarve ishte edhe kandidatja Zegjine Çaushi, e të cilën Rama shkëmbeu batuta për kryetaren e bashkisë, Majlinda Bufin. Madje për këtë të fundit, Rama tha se nuk ka lidhje me ‘bufin e kënetës’, referuar Sali Berishës.
Edi Rama: Të mbetet mes nesh, nuk është e thjeshtë të punosh me Majlinda Bufin.
Çaushi: Fakti që jam në listë të hapur nuk do të thotë që jam thjesht një numër në listë por do jem potenciali për të sjellë mandatin e 11.
Rama: Ky është efekti i Majlindës, por edhe sfidë për Majlindën, Majldina nuk i ka qejf këto hijet.
Lajmi kryesor:
LIVE- Rama podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! Mos të ndahemi si 'delja e zezë'
A.Q/E.H/ReportTv.al
