'Nuk ka te prekur në burgje, as në atë të Reçit'. Silva Bino: Në fshatrat e Tiranës numër i vogël i të kontaminuarve

16 Prill 2020, 13:53| Përditesimi: 16 Prill 2020, 14:01

  • Share

Drejtoresha e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, i është përgjigjur sot pyetjeve të drejtuara nga gazetarët ku ka mohuar të ketë të prekur me COVID-19 në burgun e Reçit. Sipas Binos nuk ka asnjë të burgosur në Shqipëri me koronavirus, por staf të burgut po, ashtu siç është raportuar më parë. Sakaq Bino pranoi se ka të prekur në fshatrat e Tiranës, por numrat nuk janë të shumtë.

A ka burgosur me COVID-19, sidomos në burgun e Reçit?

Jo nuk asnjë të burgosur të sëmurë me Covid-19 as në burgun e Reçit dhe në asnjë burg në vendin tonë.

Po personel të burgut, a ka të infektuar?

Kemi patur të infektuar nga personali në burgje, siç e kemi njoftuar më parë, por nuk ka ndryshime në numër.

Sa kushton një test? Sa tampone janë marrë që nga fillimi dhe me çfarë procedure?

Ne kemi patur tampona që në fillim dhe kite e gen për teste me PSA, pra testin molekular me këtë virus, pasi jemi përgatitur që kur filloi sëmundja në Kinë. Më pas janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë.

Cilat janë vatrat e nxehta në Tiranë dhe a ka të infektuar në fshatrat e Tiranës?

Unë nuk mund të flas për vatra në nxehta. Ne e thyejmë konceptin vatër pasi në kemi kryesisht në familje. Janë të lidhur me grupe familjesh. Ka pasur edhe në fshatrat e Tiranës por jo me një numër të lartë rastesh.


Lajmi kryesor:

Humb jetën një 64-vjeçare e intubuar prej dy javësh, 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit (VIDEO)


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?