Kronikë

‘Nuk kam lidhje me krimin!’ Gjykata e Vlorës lë në burg Eris Mehmetin, akuzohet se ndihmoi vrasësin e rojes: Makina e imja, por ia lashë një miku ta përdorte

1 Maj, 12:24| Përditesimi: 1 Maj, 16:13

  • Share

Eris Mehmetaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës mesditen e së enjtes, i dyshuar për veprat penale “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhajt”.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se makina, në pronësi të 37-vjecarit është përdorur nga autori i vrasjes, i cili është ende i paidentifikuar. Hetuesit i kanë treguar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet qitësi i maskuar që lëviz me makinën e Mehmetajt.

Përballë këtij fakti, 37-vjecari ka pohuar se automjeti është në pronësi të tij, por ka shtuar se prej disa ditësh ia kishte lënë në përdorim një miku, i cili ia kishte kërkuar. “Nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur makina”, ka pretenduar ai.

Policia po merr në pyetje dhe persona të tjera që mund të kenë dijeni apo lidhje me krimin. Po kështu burimet thanë se pas ekzekutimit të Hoxhajt, automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim.

Viktima, Renato Hoxhaj njihej si person i qetë dhe se nuk kishte konflikte me njeri. 58-vjeçari punonte si roje nate në një pallat, fare pak metra banesës së tij.

Mësohet se policia po mbledh informacione në lidhje me një indicie, ku dyshohet se viktima mund të jetë përdorur si informator i grupeve kriminale në Vlorë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?