TIRANE-Partia Demokratike akuzon ministrinë e Shëndetësisë se vijon propagandën, ndërsa realiteti është ndryshe, pasi tamponët, sipas selisë blu janë me racion. Ish-deputeti Bardh Spahia i kërkon ministres së Shëndetësisë që të marrë masa për kite të tjera testesh, sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit.
"Videot e propagandes dhe tamponet me racion! Edhe sot ministrja e shëndetësisë nuk na e kurseu videon e përditshme të propagandës, se sa i kënaqur është personeli shëndetësor, aty ku ajo shkon me kamerën e ERTV-së. Por realiteti edhe sot i doli më kokëfortë se akrobacitë e propagandës, si për mungesën e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor ashtu edhe për tamponë që jepen me racion kur kërkohen, e për qokë sa herë ka rast. Denoncimi që përcollëm pak ditë më parë se në Shkodër jepeshin me racion 5 tamponë në ditë, u duk si rast i izoluar, por nuk është kështu.
Sot ndoqa me shqetësim denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave. Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!!
Këto janë raste konkrete dhe kanë të bëjnë me sigurinë si të personelit ashtu edhe të qytetarëve. As edhe njëherë të vetme zonja ministre nuk flet për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka hequr dorë dhe është fshehur, qëkur situata i ka dalë jashtë kontrollit! Nuk ka qeveri në planet, që të jetë kaq mospërfillëse për një situatë të cilën e ka krijuar me papërgjegjshmërinë e saj! Një dështim që mban emrin e Edi Ramës dhe të gjithë atyre që në mënyrë militanteske besuan dhe ende besojnë se situata mund të vihet nën kontroll me propagandë! Zonja ministre merr masa për kite të tjera testesh, sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit" deklaron Bardh Spahia.
Ndërkohë që Shoqata e Infermierëve ka publikuar denoncimin e një infermiereje, e cila ka shprehur shqetësimin se nuk i është bërë tamponi, dhe se ka 4 ditë që ka shfaqur simptomat e Covid. "E dhimbshme sa ndryshon realiteti nga propaganda qe behet neper media per Shendetesine dhe trajtimin e Infermiereve. "Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam infermiere. Mar shkas te shkruaj pasi te gjithe po na diskriminojn esht e vertet qe sindikatat i kemi vetem per emer pasi asnjeher nuk jan ne mbrojtjen tone.Kur u shfaq pandemia ne muajin mars,te gjithe vraponin te rrinin neper shtepia pasi jeta qenka e dhimbshme,nderkoh qe ne punonim me orare te zgjatura,pa dite pushimi,pa dite feste,24 ore ne 24 per tu kujdesur per pacientet,dergonim ilace neper shtepi,jepnim keshilla sesi Te mbroheshin.
Po per ne kush u kujdes valle????cdo dite ne kontakt me virusin e padukshem,frika mos te infektojm te tjeret,familjaret tane.Askush nuk pyeti per ne,a kemi nevoje per maska,per doreza,Pse jo dhe per veshjet e specializuara,fundja njerz jemi dhe neve e duam jeten.Rastet cdo dite Po shtohen dhe me shume ne qytetin tim,frika i ka kapluar Te gjithe.Mund Te marrim me dhjetra telefonata ne dite duke na kerkuar ndihme,kemi koll,temp,nuk mbushem me fryme.Kemi plot 10 dite qe kujdesemi per punetoret e nje fasonerie qe ndodhet fare prane me shenja te covid Por askush nuk merr pergjegjsine per te ardhur,epidemiologia na kalon 127,Ndersa keto infeksionistet pasi “nuk qenka rast per keto”.
Nderkohe qe gjendja po perkeqsohet e na duhet te veprojm neve,une me koleget e mi qe kemi kontakte,Po i bejm ball virusit me 1 pal doreza dhe nje maske.Frika e infektimit cdo dite Edhe me shum po na tmerronte.Me shume per familjaret tane,fundja jan te pafajshem sesa do kujdesen per higjenen jemi ne burimi kryesor i infektimit (zoti i ruajt).U be disa dit qe nuk ndihem mire,sot dita4 qe dergjem ne shtrat me temp 39-40 ,veshtersi ne frymarje,koll,dobesi Te pergjithshme.
Lajmerova te me benin tamponin,dhe si pergjigje mora:Do Te mendohemi.Me fal a nuk po I sherbej un ketyre pacienteve,a nuk jemi ne ne frontino e pare me virusin,a nuk e meritojm ne tamponin?ku ne personel na mohohet po te tjereve??? Me te vertet per te ardhur keq. Une minimumi per 10 dit kam patur 100 kontakte,e imagjinoni sa mund te kem infektuar??(uroj me shpirt qe jo)
Un nuk Po ngre zerin qe te ngrehemi te gjith te protestojm Apo te kerkojm te drejtat tona,pasi ne nuk kemi te drejt per asgje.Gabimi une i vetem esht qe vazhdojm e qendrojm akoma ketu,ku nuk na respektojn,ku na perbuzin e diskriminojn. Ju uroj shendet Te gjith kolegeve Te mi,dhe sa me pak te infektuar" mbyllet denoncimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqiperisë.
O Bardh spahija, o i biri i doktor masakres se 2 prillit 91 ne Shkoder. Mos dil ne publik se shkodra e di mire rolin e babait tend ne masakren e 2 prillit 91 , eshte akuzura disa here per goditje pas shpine
Përgjigju