Blerta Pocesta

Kosova & Rajoni
Top 24

‘Nuk më lanë të martohem me italianin’/ Vajza nga Dibra tregon pse vrau prindërit dhe motrën (Dëshmia)

4 Shtator 2018, 21:31| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 21:36

  • Share

Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të vrasë në mënyrë makabre babanë, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë banesën e tyre në Dibër. Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo ekzekutore.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës KOHA se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja ka deklaruar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënën Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjëseve policor ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.  Fillimisht pas krimit, pista e parë e hetimit ishte konflikti për pronën, një rrugicë, ndërsa për vrasjen u akuzua dhëndri i familjes (kunati) Rasim Findo, por hetimet morën një tjetër rrjedhë duke zbuluar te verteten.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?