Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për etiketimin e vendit si “lavatriçe” e pastrimit të parave. Kryeministri përmendi se Tirana në 95% të rasteve përmendet nga mediat ndërkombëtare si një vend i jashtëzakonshëm për t’u vizituar, por shtoi se nga një 5% që flet për “lavatriçe e frigoriferë”, siç theksoi ai.
Rama përmendi gjithashtu edhe intervistën e parë me një gazetare të huaj kur u bë ministër Kulture, e cila i kishte thënë se Tirana ishte i pari në vend që kishte vizituar kur nuk mund të bënte dot një foto për shkak të gjendjes së saj. Por nga ajo kohë, tha kryeministri, vendi ka ndryshuar shumë për mirë.
Rama tha se nuk shqetësohet për kostot e pasojave që mund të kenë ndërtuesit nga shkeljet, por vetëm për kostot me të cilat përballen qytetarët.
“E para, Tirana është si kurrë më parë në media ndërkombëtare si një kryeqytet në zhvillim, për t’u vizituar, me arkitekturë të admirueshme, për shkak të disa veprave arkitektonike etj. Natyrisht që siç ka 95% të artikujve në media që flasin për këtë Tiranë, ka edhe një 5% që flet për këto historitë e lavatriçive. Por unë nuk merrem as me lavatriçe e frigoriferë por merrem me Tiranën dhe Shqipërinë që po transformohet dita ditës dhe që është në sytë e të gjithë ky transformim. Edhe në Danimarkë kur ishim dje, për iu them që akoma ma përsërisnin sa bukur Tirana, sa bukur kaluam…Tirana, Tirana. Imagjino një kryeqytet kur kur unë kam pritur gazetaren e parë të huaj si ministër kulture, një gazetare italiane e revistës Panorama. Më ka mbetur gozhdë ajo që më tha sy ‘Ky është i pari qytet që shoh në jetën time ku nuk bëj dot një fotografi’… Unë besoj që të quhesh sy nuk do të thotë te kesh ekskluzivitetin të punosh me gojën sa herë të shkoj mendja, ndërkohë që këtu merret mikrofoni, bëhet oyetja, jepet përgjigjia dhe vazhdohet. Kjo është përgjigjia ime për çështjen e frigoriferit. Sa i përket pyetjes së dytë të kostove. Ca domethenë kjo pyetje? Është si puna e një debati që kam dëgjuar në Komisionin e Ligjeve që donin gjoba sociale, pra gjobat që kishim propozuar për shkeljet e rregullave të qarkullimit ishin shumë të larta dhe disa deputetë të frigoriferit i kërkonin gjobat sociale. Ka një gjë të thjesht në këtë punën e kostos, mos bëj shkelje dhe s’ke arsye të kesh kosto, mos ndërto pa leje dhe s’ke arsye të paguash për krimin që ke bërë. Mos shto jashtë lejes sipërfaqe dhe nuk ke kosto, kur të vijnë dhe ta konfiskojnë. Mbi të gjitha kostot e ndërtuesve nuk më interesojnë fare. Ajo që më intereson është kostoja e qytetarëve që paguajnë me kursimet e jetës së tyre dhe marrin edhe kredi për të marrë një shtëpi.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
Xh.D/I.M/ReportTv.al
