Politikë

VIDEO/ ‘Nuk ndërhyj në debatin e brendshëm...!’ Berisha ‘dredhon’ të komentojë sherrin Trump-Musk dhe bën politikë me vdekjen e gardistit (ngatërrohet përsëri)

7 Qershor, 13:05| Përditesimi: 7 Qershor, 13:41

  • Share

Edhe pse nuk lë rast të komentojë çdo gjë, apo të ndërhyjë në detaje të jetëve, deri edhe personale të kundërshtarëve të tij, për pyetjen se si komentonte sherrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe manjatit Elon Musk, për të cilët Sali Berisha kishte bërë komente vlerësuese para dhe gjatë fushatës duke i lavdëruar, kreu i PD-së u mundua të 'dredhojë' duke zhvendosur vëmendjen në krahun tjetër.

“Së pari nuk i lejoj kurrë vetes të ndërhyj në debatin e brendshëm të një vendi tjetër. Asnjëherë!”, tha ai shkurtimisht.

Dhe në moment e zhvendosi vëmendjen tek kundërshtari i tij, duke u përzierë në punët e brendshme të shtetit, dorëheqjen e komandantit të Gardës dhe një oficeri gardist që u gjet i vetëvrarë pak ditë më parë, teksa i lidhi të treja historitë mes tyre, si në një “skenar” hollivudian të denjë për një film triller.

Ai madje bëri edhe politikë me vdekjen e gardistit që u gjet i vetëvrarë në makinën e tij.

“Shiko çfarë ndodh. A e morët vesh? Pse u shkarkua komandanti i Gardës (Ermal Onuzi), pse u censurua lajmi i shkarkimit të tij, socialist i thekur ai! E shkarkoi vetëm e vetëm se doli lajmi i shtrimit të Edi Ramës me urgjencë në spital. Dhe kjo ndodhi sepse ky Onuzi nuk ia qepi dot gojën mediave për lajmin e shtrimit të Ramës. Unë denoncoj mediat sidomos me vetëvrasjen që ndodhi të oficerit të gardës fill dy ditë mbrapa, një oficer, në krye të detyrës, u gjet i vrarë në zyrën e tij... (e korrigjojnë) jo, më fal, në makinë, po, në makinë! Edhe për Mehmet Shehun thanë se vrau veten në dhomën e gjumit. Nuk kam gjë me të unë, por u bëj ngushëllime familjes së viktimës. Por i bëj thirrje edhe Avokatit të Popullit ta hetojë, ne nuk do e lëmë këtë, do e hetojmë. Por Edi Rama shkarkoi komandantin e Gardës pse doli lajmi për të dhe dy ditë më pas vetëvrasja e një ushtari, që janë ngjarje tronditëse për vendin”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Berisha vijon të nxijë Shqipërinë: Në Bruksel demaskova farsën elektorale dhe narkoregjimin e lidhur me bandat


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?