Politikë

Nuk njohu zgjedhjet, vjen reagimi i parë i PS për Berishën! Deklaratat me alibitë e humbjes nga '97-ta deri më 11 maj 2025 (VIDEO)

14 Maj, 13:31| Përditesimi: 14 Maj, 14:17

  • Share

Pas deklaratës së Sali Berishës se zgjedhjet e 11 majit ishin të diktuara nga krimi, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PS. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të partisë në Facebook, përmblidhen të gjitha deklaratat e Berishës nga viti 1997 ku flet për zgjedhje të grabitura e deri dje, 13 Maj, kur hodhi sërish akuza për vjedhje të votave.


“Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale. Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin. Ata vërtetë përdhosin një votë, por do të marrin përgjigjen më të merituar. Ky është një proces i shkatërruar, i manipuluar në mënyrën më absolute. Nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. Mosnjohja nga ana jonë të zgjedhjeve në Tiranë e Durrës. PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur.

Këto zgjedhje prekin dhe rrënojnë parimet të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë të dënuara me vdekje. Nuk ishin zgjedhje, ishte një farcë. Pas zgjedhjeve të 2021, të cilat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe dhe për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale. Raporti për farsën elektorale është i përfunduar. Nuk mund të njohim ne ku rezultatin e zgjedhjeve. Dhe njëherë thirrje popullit opozitar në protestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura. ”, janë këto deklaratat e Berishës për zgjedhjet e bëra ndër vite deri dje, 13 maj për zgjedhjet e 2025.  

Një ditë më parë, në një konferencë për mediat, Sali Berisha përsëriti edhe njëherë deklaratën që bën sa herë humb zgjedhjet, që janë të vjedhura nga krimi. Dhe siç ka ndodhur rëndom, kryedemokrati paralajmëroi edhe protestë më 16 Maj, një datë jo e rastësishme pasi në atë ditë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik në Tiranë.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pet.: 14/05/2025 14:34

    E more Sali, te mbajt zoti shendetin sepse mend jane perdite tu tu paksu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?