Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine me shpresën për një të ardhme më të mirë por dy vitet e fundit nuk perfiton naften falas, duke vene ne veshtiresi aktivitetin e tij bujqesor.
“Deri 2 vite më parë kam marrë naftën. Vitin e kaluar ma dogjën kërkesën sepse AZHBR vlerësoi se dokumentet e bashkisë nuk ishin të vërteta por false dhe kështu më refuzuan kërkesën. Këtë vit po pres ende dokumentet, por ligji është njësoj. Shpresojmë për mirë, sepse në të kundërt duhet të largohem. Nuk kemi as shitje per prodhimin. Gruri dhe të gjitha produktet që kemi bërë i kemi ende ne magazina”, u shpreh Michele Ricci për Report TV.
Më tej, Ricci thotë se tashmë është i detyruar të ulë sipërfaqen e punuar me 70%, sepse nuk perballon dot koston.
“Unë kam marrë rreth 200 hektarë tokë me qira që e punoj dhe më duhet të zvogëloj sipërfaqen me 70 përqind sepse nuk ia dal dot me shpenzimet”.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ben te ditur për Report TV se ka refuzuar aplikimin e fermerit italian, duke listuar dhjetëra mangësi në dosje: Si mungesë kartash identiteti të qiradhënësve të tokes dhe kontrata të paplota me ta. Në dokument theksohet se problemi kryesor eshte se “per te njejten siperfaqe toke, ne 3 raste, eshte aplikur si nga Michele Ricci ashtu dhe nga pronaret e tokes”.
Ndersa fermeri pretendon se ka paguar taksen e tokës, ndaj duhet te jete perfitues i subvencionit.
“Jo te gjithë paguajne taksen e tokes. I kerkova nje liste komunes te personave qe nuk paguajne taksen por nuk mu dha. Une kam 3 vjet qe paguaj taksat e tokes sepse nuk mund te marresh dokumentet e vulosura pa to. Kete vit prita, bera nje paradhenie dhe nese do te me jepnin subvencione do paguaja edhe pjesen tjeter. Vitin e kaluar paguajta 2.5 milion leke dhe nuk mora mbrapsht asnje qindarka. Kete vit dhashe parapagim 300 mije leke por ne baze te dokumenteve une me kaq pagese nuk mund te marre subvencion per naften”, shton më tej fermeri italian.
Nëse nuk gjendet një zgjidhje, Michele Ricci paralajmëron se do të mbyllë aktivitetin bujqësor e tregtar dhe do të largohet drejt vendit te tij, duke theksuar se s’mund t’u beje ballë burokracive në Shqiperi.
Komente

Azhbr duhet shkrire. E vertete eshte qe nuk hapet kapitulli per bujqesine vetem prej Azhbr se?
PërgjigjuKush shqiptare esht martuar me kete (apo shet mend se e ka italian )jo vetem pamja por njeri pa sukses ne Itali dhe kerkon te pasurohet ne Shqiperi..
PërgjigjuTani e paska fajin Italiani sipas teje apo kjo qeveri qe eshte e korruptuar deri ne palce ?
Jo nuk ka mundesi qe mos te kete marre naften sepse kryeministri ee kka zhdukur korrupsionin te ky vend !
Përgjigju