Spitali i Sarandës

Kronikë

Nuk i kreu vizitën mjekësore qytetarit, vihet nën hetim mjeku në Sarandë (EMRI)

28 Shtator 2022, 11:32| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 16:11

  • Share

SARANDË- Andrea Jovani, 46-vjeç me detyrë mjek në spitalin e Sarandës është vënë nën hetim ditën e sotme pasi duke shpërdoruar detyrën, ai nuk i kishte kryer vizitën mjekësore një qytetari në këtë spital.

46-vjeçari Jovani, mjek ORL pranë Spitalit të të Sarandës akuzohet nga qytetari se kur ai kishte vajtur pranë ambineteve të Spitalit për të bërë një vizitë mjekësore, nuk ishte pranuar.

Drejtori i Spitalit të Sarandës në një komunikim për Report Tv i tha se qytetari ishte paraqitur në orën 10:00, orar në të cilin sipas tyre nuk kryhen vizita mjekësore.

Gjthashtu ai thotë se qytetari ishte drejtuar në Komisariatin e Policisë, pa bërë paraprakisht një ankesë në spital lidhur me këtë çështje.

Ora 12:21
Qytetari akuzon mjekun se nuk e vizitoi, drejtori i spitalit të Sarandës: Kshte ardhur në një orar kur nuk kryhen vizita  

Mjeku i Spitalit të  Sarandës Andrea Jovani , është akuzuar nga një qytetrar se nuk i ka kryer vizitën mjekësore.

Në një komunikim që Report Tv ka pasur me Drejtorin e  këtij Spitali, thuhet se qytetari ishte paraqitur në orën 10:00, orar në të cilin sipas tyre nuk kryhen vizita mjekësore. Gjthashtu ai thotë se qytetari nuk kishte  bërë një ankesë në spital lidhur me këtë çështje,por ishte drejtuar Komisariatit të Policisë.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/09/2022 01:16

    Shume mire ka bere qe ka vajtur ne polici.Urgjencat duhet te jene te hapura 24 ore per vizita,kurse spitalet duhet t'ju caktojne orare vizitash qytetareve qe duhet te fillojne qe ne momentin qe fillojne orarin e punes.Keshtu veprohet ne bote.Nuk besoj qe ky spital e fillon punen ne oren 10,besoj se e fillon qe ne 9,ose dhe me pare.Ndoshta qytetari duhej te ishte ankuar me pare ne spital,por duke dyshuar per mbulim te mundshem te shkeljes,i eshte drejtuar policise.

    Përgjigju
    • Deti: 29/09/2022 20:04

      Vajta te drejtoria e spitalit por me foli nje doktoreshe nga zyra perballe se atje kishin pune.Sa fillova diskutimin me doktoreshen eprore hyri nje gangster dhe me tha qe ajo eshte nena ime dhe mos i ankohesh asaj.Isha ne spital ne oren nje dhe jo ne dhjete.Ata kane gjetur menyren me burokraci false dhe arrogance te largojne pacientet t'i shpien te privati dhe pagat e tyre lluksoze t'i marrin si hajduter.Pervec kesaj kur vajta te arka te paguaja dhe te merrja karteviziten me thane qe te paguaj direkt te doktori i cili pergjithesisht nuk gjendet ne klinike dhe nuk shkon kur eshte nevoja as ne orarin zyrtar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?